Viti 2018, në krahasim  me vitin e kaluar, sipas Policisë Kufitare të  Kosovës, rezulton me një numër të lartë ndalimesh të shtetasve të Shqipërisë, për vepra të ndryshme penale  të shënuar në kufirin Morin-Vërmicë. E lartë mbetet edhe shifra e te ndaluarve me urdhër arrestesh, për vepra të ndryshme penale me urdhëra ndalimi vendor, apo ndërkombëtar.

Gjatë këtij viti janë bërë  816 ndalime nga këto 7 ndërkombëtare. Komandanti i pikës kufitarë të Vërmicës, Qamil Kroni, thotë se këtë vit është shënuar  edhe një rritje e tentativave të shtetasve të Shqipërisë  për kalimin e sasive të lëndëve narkotike, kalimeve ilegale dhe të kontrabandës me emigrantë përmes kufirit të gjelbërt.

Kemi patur rritje të numrit të veprave penale në krahasim me vitin e kaluar. Kemi patur rritje të rasteve diku tek 10%. Ka patur rënie të trafikut të armëve dhe municioneve.

Qamil Kroni, Komandat i Pikës Kufitare Vërmicë

Vetëm dy  javët e fundit  në pikat  e kalimit kufitare të kufirit Kosovë- Shqipëri, policia e Kosovës ka ndaluar 11 shtetas  të  Shqipërisë  të cilët  kanë tentuar  të kalojë kufirin ilegalisht. Në pikën Kufitarë në Vërmic per këtë rezultojnë të kenë kaluar mbi 200 mijë persona.