Mbi debatet për Xhafer Devën

Mbi debatet për Xhafer Devën

Për 92 vjet ekzistencë shtëpia e Xhafer Devës më së paku ka qenë e tij. Për arsye të njohura. Pas Luftës së Dytë Botërore shtëpia ka qenë ambulancë dhe strehimore për familjet e pastreha. Mendoj se institucionet e Kosovës kanë bërë gabim kur e kanë reduktuar atë në “Shtëpia e Xhafer Devës”. Ministri i Kulturës i Kosovës sot shkroi se “nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht”. Ky është një hap i duhur në drejtim të duhur.

Rrënimi i ndërtesës nuk është zgjidhje, sepse po të bëhej kjo, atëherë duhet rrënuar gjysmën e Berlinit, të Romës dhe të Tiranës për shkak se aty kanë lënë gjurmë arkitektët nazistë apo fashistë. Në Tiranë nuk e kanë rrëzuar ende shtëpinë e Enver Hoxhës. Aty madje shkon gati komplet qeveria e Shqipërisë për të marrë pjesë në aktivitete kulturore. Gjatë sundimit të Enver Hoxhës janë vrarë së paku 6 mijë shqiptarë. Pa i përmendur viktimat e tjera (të burgosur, të damkosur, të keqtrajtuar, të terrorizuar). Kur flasim për historinë, duhet të flasim për të gjithë. Fakti që komunistët paskan qenë të rreshtuar në anën e drejtë të historisë deri më 1945, nuk i bënë ata më të mirë moralisht, sepse pas 1945 shumë prej tyre kanë kryer krime që janë të matshme me ato të nazizmit.

Reagimi i ambasadorit gjerman në Prishtinë ka mundur të jetë më i moderuar. Nuk mund të akuzosh njëherë autoritetet për falsifikim të historisë, e pastaj të thuash se ambasada gjermane ofron ndihmë për kulturën e memorizimit në Kosovë. E kundërta është dashur të ndodhë, sepse lajmi se po restaurohet kjo shtëpi ka qenë në media ngaherë.

Në Austri restaurohet shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit dhe askush nuk e akuzon Austrinë për revizionizëm historik. Sa i përket shtëpisë në Mitrovicë: në kuadër të restaurimit mund të vendoset një pllakë që përkujton se pronari i hershëm i saj ka qenë pronë e një bashkëpunëtori të nazizmit. Mund të ketë brenda ndërtesës edhe informacione të tjera mbi pronarin dhe kontekstin historik.

Në lidhje me reagimet e Serbisë: ato janë të pritshme dhe në funksion të propagandës tradicionale. Pse autoritetet e Beogradit nuk e kanë rrënuar këtë shtëpi gjatë kohës sa kanë sunduar në Kosovë? Vetëm kjo pyetje e demaskon dyfytyrësinë e propagandës zyrtare dhe paramediale serbe. Në përgjithësi mund të thuhet se do të ishte për t’u përshëndetur nëse diplomatët gjermanë do të ishin po aq vigjilentë në dënimin e rehabilitimit të çetnikut Drazha Mijahlloviq në Serbi apo në dënimin e glorifikimit të përditshëm të kriminelëve të luftës në Serbi.

Sa i përket Kosovës: polemika aktuale mund të shërbejë për një debat më serioz mbi trajtimin e figurave që kanë luajtur role të ndryshme gjatë historisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/02/2022 09:34

    Keta harrojne dhe nje gje jo pak te rendesishme. Nese fillojme te vleresojme figura te tilla qe kane qene kolaboracioniste me nazistet, u japin te drejte shteteve fqinje te ngrejne zerin qe shqiptaret ishin rradhitur me nazistet dhe si rrjedhoje do duan demshperblim. Harrojne keta qe ishte fat i madh qe Shqiperia u rradhit ne shtetet qe e luftuan nazifashizmin. Dhe kjo ishte fale komunisteve. (tjeter gje me vone qe abuzuan me pushtetitn). Por ne konferencen e paqes ne Paris fill pas luftes, eshte tentuar nga Greqia sidomos, qe Shqiperia te futej ne listen e shteteve aleate me nazistet. Dhe ishin gati ta shperbenin dhe sot mos kishte shtet shqiptar. Dhe e gjitha kjo fale ketyre figurave si Xhaferr Deva, apo Mit'hat Frasheri. Qe ka dokumenta nga shteti gjerman qe ishin bashkepunetore te nazisteve. Por Shqiperia eshte vendi i cudirave. Kemi rruge me emra vrasesish dhe emra viktimash. Rasti me konkret eshte bulevardi Zogu I, dhe bulevardi Bajram Curri.

    Përgjigju
  • Iris: 09/02/2022 04:53

    Z.Robelli,mendoj qe nuk e keni kuptuar arsyen e nderhyrjes te ambasadorit.Kur restaurohet shtepia e Hitlerit (qe duhet pranuar, nuk u restaurua aq lehte,sepse pati debate e gjyqe),ajo mund te behet si pike referimi dhe adhurimi vetem per pasuesit e ideve te tij dhe asgje me shume,si dhe nje pike kurioziteti per ndonje turist.Por kur restaurimi behet nga shtete,qeveritare dhe kur ne kete mes futen analiste,historiane,politikane qe perpiqen qe bashke me restaurimin e shtepive,te restaurojne ose t'i japin nje furce dhe ish-pronareve te tyre te famshem sic ka ndodhur rendom keto vite ne Kosove e Shqiperi,atehere krijohet nje precedent historik,politik e juridik shume i rrezikshem.Krijohet mundesia qe te gjitha figurat qe historia i ka hedhur ne kosh te plerave,si diktatore,kriminele,vrases,bashkepuntore,ideologjite e tyre,etj,nje dite te reabilitohen dhe te shikohen me butesisht nga shteti,sidomos nga shtete si tonat qe jane akoma konfuze per historine e fig.e saj dhe qe kane nje sistem politik e juridik te dobet,te kalbur,ose te korruptuar.Nuk po hyj me tej ne detaje,por z.ambasador ka 100 % te drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK