Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet nga flakët prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa fatmirësisht pasditen e sotme u bë e mundur shuarja e zjarreve në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.
Në Dukat, zjarret u riaktivizuan mëngjesi e sotëm, si pasojë e erës, ndërsa Gjiri i Gramës u përfshi nga flakë të mëdha mbrëmjen e djeshme.
Si pasojë e flakëve janë djegur hapësira të mëdha me pemë e shkurre, ndërsa në operacion për shuarjen e zjarreve u angazhua edhe një helikopter i ardhur nga Holanda.
Helikopteri 'Chinook' nga Holanda ka kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë. Dje erdhën 3 helikopterë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret, 2 helikopterë nga Holanda, 1 nga Çekia dhe të 3 do të dalin sot në terren për të "luftuar" flakët.
Në Karaburun janë djegur 1200 hektar, kryesisht kullota, ndërsa 35 janë me pemë të larta. Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej tha në Report Tv se për rikuperimin e kësaj bimësie duhet 20-30 vite.
Pas orësh të tëra pune, si nga toka edhe me ndërhyrje nga ajri me helikopterë, pasditen e sotme është bërë e mundur të shuhen vatrat e zjarrit në Dukat dhe në Gjirin e Gramës. Ndërkohë, në Gadishullin e Karaburunit ka ende vatra aktive zjarri, ndërsa në zonë po ndërhyhet nga ajri edhe me helikopterin e ardhur nga Holanda për izolimin e plotë të vatrave.
Ndërkohë që në Dukat dhe Gjirin e Gramës janë riaktivizuar dy vatra zjarri, mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë edhe helikopteri 'Chinook' nga Holanda me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.
Helikopteri holandez ka nisur punën prej 2 orësh nga Pashalimani për fikjen e zjarreve në Karaburun. Ndërkohë që zjarret e riaktivizuar janë të ndezura nga njeriut dhe jo nga natyra.
Gjiri i Gramës duket sikur është pushtuar nga flakët e "ferrit". Zjarr ka përfshirë të gjithë gjirin duke djegur bimësinë dhe gjallesat aty, ndërsa pamje që shihet nga videot është trishtuese për këdo. Në të janë aktivizuar disa vatra, ku flakët thuajse kanë zbritur deri në vijën bregdetare.