Kanë mbërritur nga Çekia dhe Holanda 3 helikopterë në ndihmë ndaj vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret. 2 helikopterë kanë ardhur nga Holanda, 1 nga Çekia dhe të 3 do të dalin nesër në terrën për të "luftuar" flakët.
Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori I Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.
Ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva ka deklaruar se helikopteri ka kapacitet 1000 litra ndërsa theksoi se Çekia është gati ta ndihmojë vendin tonë.
"Do shikojmë nëse situata është serioze që të qëndrojmë më shumë. Kapaciteti i helikopterit 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agrvuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë. Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1 helikopter nga Çekia dhe 2 nga Holanda. Unë besoj që nuk është pyetje për mua por kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar para 2 vitesh me tërmetin por me helikopterët është hera e parë", tha ai.
Nga autoritetet holandeze është njoftuar më parë se do të jenë 2 helikopterë nga ky vend dhe 47 ushtarakë. Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.
Vlora vijon të jetë një nga qarqet më problematike sa i përket zjarreve. Një ditë pas zjarrit masiv fshati Gjorm në Bashkinë e Selenicës ka mbetur i shkatërruar. Nga një përllogaritje paraprake e dëmit, mësohet se janë djegur tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë, të pabanuara. Gjithashtu janë shkatërruar 1 200 rrënje ullinj dhe drurë të tjerë frutorë. Banorët kanë raportuar se nuk gjenden 60 kokë bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit. Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrolli për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i djeshëm.
Për Kryeministrin Rama situata me zjarret pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm me ardhjen edhe të 3 helikopterëve nga Holanda dhe Çekia.
"Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia - ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës - falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme", shkruan Rama, teksa poston edhe fotot e mbërritjes së helikopterëve në aeroportin e Rinasit.
Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situata ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sakaq Çako tha se shumica e zjarreve janë të qëllimshëm.
“Gjej rastin ti bëj thirrje komunitetit të ndihmojë të bëhemi bashkë e të denoncojnë. Shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme”, tha Cako.
Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin, nga Rinasi tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritet evropian.
“Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukurit e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin. Mbi 50 veta që vijnë në Shqipëri bashkë me 2 helikopterët”, tha Hupin.
Shtet pa ftyre shqipnija.
PërgjigjuErdhen?shyqyr vetem se zjarret u fiken o legena
PërgjigjuHelikopteri i pare i premtuar nga BE????!!!! Po para nja dy ditesh na cate trapin tu shkrujt se erdhi nga hollanda. A ju sdini mo ca tshkruni vk
Përgjigju