Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur. Kreu i qeverisë falënderon qytetarët të cilët morën pjesë, ndërsa i siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh. Nisma e Këshillimit Kombëtar nisi në muajin janar të këtij viti, ndërsa Rama ka dhënë edhe shifra konkrete, duke theksuar se deri më tani formulari është plotësuar nga 563.195 qytetarë.
‘Mirëmëngjes dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë.’- shkruan Rama.
Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti. Kujtojmë që Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin, ku pritet që të analizojnë edhe përgjigjet e marra nga qytetarët përmes formularit të Këshillimit Kombëtar.

Shifrat e publikuara nga Rama
-
Eshte kaq e pabesueshme kur nga frika dhe zhgenjimi nga e majta qe dite e me shume po behet nje organizate e madhe kriminale, serish do te votohet Berisha si alternative e te keqes me te vogel. Ajo qe te trondit akoma me shume ne artikulli eshtenkur thote qe pergjigjet e "keshillimit" do analizohen ne kongresin e partise??? Po sikir eshte detyre e qeverise dhe jo partise madje do te ishte skandal, nje shkelje e rende dhe per burg madje nese ndodh qe ate qe qytetaret e kane ndare me "shtetin" Rama e i nxjerr ne sheshin e partise. Pra ne fajt kjo pseudo keshillimi na paska qene manovra e radhes per te grumbulluar "gjys million" te dhena personale per ti vene nendore te sistemit ilegal kriminal te patronazhisteve. Per te targetuar dhe intimiduar. Kuptohet, per lokalet 2023. Pse te jene bere kaq kriminele te sofistikuar? Nuk u del pozita qe kane, nje pune apo nje rroge, nje shpi? Kaq te babzitur ???
Përgjigju -
O qesharake me komente te gatshme, nuk keni turp...lerini njerzit te thone mendimin e tyre. Fshati po digjet ju merreni me letra bakalli.
Përgjigju -
Duket qe komentet i shkruan e njejta dore, se perfundojne me nje numer te madh pikepyetjesh te gjitha. Te pakten nderroni stilin se po na fyeni inteligjencen
Përgjigju -
Super!!!Nje levizje qe degjon qytetaret????????????????
Përgjigju -
Falenderime pafund per kete bashkebisedim te mendimeve midis qytetareve dhe kryeministrit tone????se si Shqiperia te ece para???? Jemi me ju????????!
Përgjigju -
Super ide per te degjuar zeri ton, faleminderit
Përgjigju -
Menyre shume e mire per tu degjuar zeri i popullit.Keshtu vazhdoni????
Përgjigju -
Bravo Kryeminister per iniciativen.Gjithmone e keni degjuar zerin i popullit.
Përgjigju -
Cdo gje qe keni then e keni realizuar, bravo respekte ????????????????
Përgjigju -
Te gjithe ato qe moren pjese bene zgjedhjen e duhur, jemi te sigurte qe zoti rama ka then te verteten qe zeri i tyre do degjohet. Bravo zoti rama
Përgjigju -
Bravo zoti rama per kete nisem te mare shpresoj te jet sa me produktive
Përgjigju -
Brravo zoti kryeminister ????????
Përgjigju -
Vendimet e duhura si gjithmon????
Përgjigju











Komente
Komento