Partia Socialiste mban Kongresin më 9 prill, miraton ndryshimet statutore

Partia Socialiste mban Kongresin më 9 prill, miraton ndryshimet statutore

Selia e Partisë Socialiste

TIRANË- Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin. Mbajtja e Kongresit ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Një tjetër arsye për shtyrjen e Kongresit ishte edhe Formulari i Këshillimit Kombëtar, pasi Rama tha se do marrin fillimisht mendimin e njerëzve përmes pyetjeve të ngritura në formular dhe do t’i analizojnë atë në Kongres.

Më 9 prill, pritet që Partia Socialiste t'i nënshtrohet një procesi riorganizimi që do të synojë ripërtëritjen e partisë me figura të reja. Pritet gjithashtu që në Kongres të miratohen ndryshime statutore, për të cilat është ngritur një Grupi i Posaçëm pune, i cili gjatë kësaj kohe ka përgatitur dokumentin përfundimtar për ndryshimet statutore që do t’i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion