Mbifaturimet e energjise në Lezhë
OSHEE:Zgjidhje për 90% e ankesave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), bëri të ditur se në zyrat e kujdesit të klientit në Lezhë, për periudhën janar-mars 2016, janë depozituar nga abonentet rreth 407 ankesa, nga të cilat 205 ankesa për mbifaturim dhe 202 për afrofene.

Ne nje njoftim per shtyp, OSHEE  shpjegon se, nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për 3- mujorin në agjencinë e Lezhës, rreth 65 mijë fatura të lëshuara, në raport me 20 mijë abonentë aktivë që ka kjo agjenci, rezulton se vetëm 0.6 për qind e totalit të faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE. (0.3% e zë mbifaturimi)”.

Sipas OSHEE-s, numri i ankesave të zgjidhura për 3 mujorin e parë të 2016 është në linjë me zgjidhshmërinë e ankesave të OSHEE-s në masën që kalon 90%. OSHEE thekson se për çdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta. Nga ana tjetër, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve të cilëve u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt nga ana e specialistëve, të kryejnë pagesat e faturave të ankimuara, me qëllim që të mos penalizohen si debitorë ndaj kompanisë.

OSHEE i ben thirrje subjekteve politike të distancohen nga thirrjet antiligjore për refuzim të pagesave të energjisë elektrike. Kompania OSHEE është e vendosur ta konsolidojë ligjshmerinë në konsumin e energjisë elektrike, ndaj koha kur energjia konsiderohej si një mall pa zot ka marrë fund, citon njoftimi i OSHEE-s.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020