Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi mbi të rëndon akuza e mashtrimit. Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi Romeo Meçaj, banues në Vlorë.
Policia bën me dije se me anë të mashtrimit 44-vjeçari ka mbifaturuar faturat e produkteve, të cilat blinte për konsum në restorantin ku ishte i punësuar.
Sipas uniformave blu, shtetasi i arrestuar, me funksion punonjës kuzhinier në një bar-restorant në lagjen ''Uji i Ftohtë'', për rreth 8 muaj, me anë të mashtrimit, ka furnizuar restorantin me produkte të ndryshme duke mbifaturuar në mënyrë fiktive faturat e mallrave.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Mashtrimi'', të parashikuar nga neni 143 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com