Një histori mjaft prekëse po bën xhiron e rrjetit orët e fundit, ku një 2 vjeçar nga Britania i cili vuan nga një sindromë shumë e rrallë falë një mrekullie arriti të mbijetojë edhe pasi mjekët i fikën aparaturat.
Alfie Evans vuan nga një Sindroma e Shterimit të ADN Mitokondriale, e cila nuk lejon trupin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin, ndërsa prej gati 2 vitesh ai është në gjendje vegjetative.
Pas shumë vuajtjesh, prindërit e vogëlushit ranë dakort me mjekët që të fiknin aparaturat, ndërsa mrekullia ndodhi dhe 2 vjeçari arriti të merrte frymë edhe pa to. Prindërit kërkuan që fëmija i tyre të transportohej drejt Italisë ku edhe mund të merrte mjekimin e nevojshëm, por nuk u lejua nga mjekët.
Sakaq çështja ka kaluar në gjykatën britanike, pasi trupi gjykues dhe mjekët nuk janë dakort që Alfie të vazhdojë të jetojë, pasi sipas tyre ai nuk mund t’ja dalë në këtë luftë.
Prindërit e 2 vjeçarit mësohet se mbrëmjen e sotme kanë humbur për së dyti luftën ligjore me spitalin dhe gjykatën, për ta dërguar të birin në Romë për trajnime.
Pikërisht ky vendim ka bërë që qytetarët britanikë të organizohen dhe të tentojnë me forcë të thyejnë xhamat e spitalit për të mos lejuar vrasjen e Alfie Evans.