TIRANE - Komisioni i Sigurisë Kombëtare vijoi dhe dje me seancat dëgjimore të institucioneve të ndryshme lidhur me propozimet e tyre për pr/ligjin për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës dhe mbrojtjes. Në këtë pr/ligj Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të bëhet kujdes me shkeljen e të drejtave të qytetarëve, të garantohet misioni i këtij nënkomisioni si dhe ky komision të ketë një afat kohor të caktuar.
Vërejtja kryesore ishte përcaktimi i qartë i raportimit të këtij nënkomisioni që parashikohet të ngrihet. “Këtij nënkomisioni t`i garantohet ndarja e pushteteve. Ka nevojë që nënkomisioni të fuqizohet më tepër. Nuk duhet që të ngarkohet që nënkomisioni t`i raportojë kryeministrit. Është jashtë çdo logjike.
Nënkomisioni përgjigjet para Kuvendit dhe është Kuvendi që duhet të vendosë se kujt duhet t`i raportojë dhe sa. Duhen ndarë mirë raportet e këtij nënkomisioni me Kuvendin dhe pastaj me ekzekutivin dhe ministritë e tjera. Së fundi lidhur me komeptencat ka vend që të përmirësohet ligji”, tha kryetarja e KSHH.
Ndër të tjera ajo kërkoi që ky nënkomision të marrë në shqyrtim edhe ankesa nga qytetarët. “Ky komision të marrë përsipër që edhe një ankesë të qytetarit ta marrë në shqyrtim. Hartuesi i kësaj dispozite është kujdesur që të qetësojë opozitën, kushdo qoftë ajo sot apo nesër, që duke qenë në krye të këtij komisioni do të verifikojë informacione. Për qytetarin kjo nuk vlen. Kjo është rrezik potencial”, tha ajo.
PËRPLASJA PS-DSIK
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar gjatë raportimit të saj në komision sqaroi çështjen e pasjisjes së anëtarëve të nënkomisionit me certifikatë sigurie. Ndërkohë që deputeti i PS, Gazmir Bizhga ngriti shqetësimin se ndoshta këta anëtarë të nënkomisionit do të ndeshen me barrierat e mazhorancës ashtu sikurse janë ndeshur anëtarët e Komisionit të Sigurisë për hetimin në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Do të doja të qartësoja certifikimin e sigurisë. Puna e barrierës që na është vendosur ne si anëtarët të Komisionit të Sigurisë për mbikqyrjen parlamentare mbi Ministrinë e Mbrojtjes kanë qenë të faktit që deputetët janë të pa pajisur me certifikatën e sigurisë.
Deputët e këtij nën komisioni duhet të kenë certifikatë sigurie? Mund të ndodh që ne nëse do ta miratojmë këtë projektligj mudn të kenë barriera siç na janë vënë ne?’”, tha Bizhga.
PROPOZIMET
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Sa i përket këtij projektligji dhe të dhënave personale lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë personale duhet të kemi parasysh që dhe në ligjin tonë ka kufizime, përjashtime që është e përcaktuar në nenin 6 pika 2 për ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale.
Ligji përcakton autoritete përkatëse lidhui me mrojtjen e të dhënave personale. Ne i lëmë detyrë Kuvendit të Shqipërisë që është kontrollues mbi mrojtjen e të dhënave personale. Duhet një rregullore specifike për të detajuar veprimtarinë e nënkomisionit.
Ministria e Financave: Nuk pengon asnjë, pasi çdo institucion që punon nuk duhet të ketë frikë nga kjo mbikqyrje aq më shumë kur kjo mbikqyrje është e nivelit të lartë parlamentar. Në këtë projektligj duhet të kiet parasysh specifikimi i Drejtorisë së Përgjithshme për parandalimin dhe pastrimin e parave.
Drejtoria e doganave: Në parim jemi dakort. Një rregullore duhet të jetë më specifike përsa i përket komisionit dhe palët te të cilët do të duhet të raportojnë.
Drejtoria e tatimeve: Ka një pasaktësi kur thuhet polici financiare, pasi është një institucion që nuk ekziston më, duhet të thënë institucione nën varësinë e Ministrisës së Financës.
DSIK: Të rishikohet neni 2 pika 3 e fushës së zbatimit, pasi bie ndesh me ligjin e informacionit të klasifikuar. Në një nen thuhet se DSIK felt vetëm për certifikatat e sigurisë, ne mendojmë ta zgjerojmë këtë.
Çeritifikata e sigurisë i jepet një individi që ka kaluar një procedurë për të patur akses në inormacione. Askush nuk e merr të drejtën për të patur akses mbi informacionin e klasifikuar përveç presidentit, kryeministrit dhe personave të autorizuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Komisioni i Sigurisë, Imami refuzon kontrollin mbi fondet