Mbillen pemë në kodrën që rrezikohet nga erozioni, Veliaj: Të rikuperojmë dëmin ndër vite me pyjet (FOTO)

Mbillen pemë në kodrën që rrezikohet nga erozioni, Veliaj: Të rikuperojmë dëmin ndër vite me pyjet (FOTO)

Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të institucionit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, nxënës të shkollës së Lalmit, vullnetarë të “Qendrës Rajonale Rinore Tiranë”, punonjës të Bashkisë së Tiranës, si dhe banorë të zonës, mbollën sot 1000 fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Vaqarrit, bën të ditur zyra për shtyp e bashkisë së Tiranës.

Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se bë kodrën e Lalmit, ka pasur erozion dhe "toka ka rrëshqitur prej faktit që u prenë pemët".

"Nëse nuk kemi kuptuar formulën që çdo brez ka për detyrë t’i lërë një faturë sa më të ulët dhe një pajë sa më të mirë dhe të shtrenjtë brezit tjetër, do të thotë s’kemi bërë asgjë. Ndaj, jam këtu për ta inkurajuar këtë sipërmarrje për të mbjellë pemë. Më vjen mirë që sot mbjellim disa mijëra fidanë pishash, në një vend ku komuniteti në vitet ’90 i preu dhe - siç e shikoni - ka marrë me vete një pjesë të madhe të kodrës, duke iu afruar shtëpive, për të rikuperuar atë që mundemi. Shpresoj që 97 apo 100 vitet e ardhshme të Shërbimit Pyjor t’i gjejë ata me aleatë në gjithë popullatën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se mbjellja e pemëve nuk duhet të jetë monopol vetëm i institucioneve shtetërore dhe ftoi qytetarët e bizneset që t’i bashkohen kësaj nisme, duke kontribuar për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbëruar.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/01/2020 02:24

    PEr hapjen e gropave ne mbjedhjen e pishave mund te perdoren dhe eskavatore te vegjel me zinxhire,,nuk mund te hapen shume gropa me krahe....

    Përgjigju
  • Valdete: 28/01/2020 02:20

    Nje BRAVO E MADHE PER BASHKINE E TIRANES DHE VULLNETAREVE,,PER MBJELLJEN E PISHAVE,,,POR ERIONI DUHEJ TE MOS LEJOJE NDERTIMIN E PALLATEVE NE KODRAT E SAUKUT,SELITES,OSE KOMUNA PARISIT,,,KODRAT DUHET TE MBILLEN ME PEME FRUTORE,,,DHE KETE NISME TA KENE DHE BASHKITE E PUKES,,,TROPOJES,,KUKESIT,,ETJ,,NE KETO QYTETE MUND TE MBILLEN GESHTENJA,,,LAJTHI,,,ARRA,ETJ,,KURSE KRYETARET BASHKIVE TE DURRESIT,GOLEMIT,KAVAJES,APO SHENGJINIT DUHET TE DENOHEN PER PRERJEN E PISHAVE NE BREGDET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen