Mbillet një pemë te Infektivi i QSUT-së, simbolika e veçantë për mjekët
Një pemë është mbjellë ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit të QSUT-së, në nder të mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në betejën me COVID-19.
Redaksia 28 Prill 2020, 12:21 | Përditesimi: 28 Prill 2020, 15:51
TIRANË- Një pemë është mbjellë ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit të QSUT-së, në nder të mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në betejën me COVID-19. Kjo pemë përveç simbolikës që ajo përcjell, do të shërbejë pse jo, edhe për t'i sjellë në vëmendje çdo qytetari që do të shkojë në QSUT, se bluzat e bardha që punojnë aty janë heronjë të gjallë, kjo pasi jo pak herë mjekët janë nënvlerësuar në punën e tyre të përditshme. Kjo nismë është marrë nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i cili tha se tha se vendi ynë do ia dalë të triumfojë.
"Kemi zgjedhur këtë datë për të mbjellur një pemë për të treguar mirënjohjen tonë. Shpresojmë që të gjithë bashkë të kemi fituar këtë betejë, falë Zotit dhe qytetarëve. Ne nuk kemi as ekonominë dhe as shëndetësisnë e Francës, por ia kemi dalë me ndihmën e shoqërisë.
Të respektojnë masat se vetëm kështu mund të mbrojmë vetën. Faleminderit atyre që kanë punuar çdo ditë dhe një falenderim për punonjësit e mediat, që janë në frontin e parë dhe shpresoj që këto takime me mediat, të jenë për çështje të bukura. Në një plan mijëvjecar nuk ka ndodhur që dy ngjarje të këqija si tërmeti dhe koronavirusi të kenë prekur një vend, ne mund të bëjmë gjithçka bashkë, por ia që ia dolëm dhe kjo tregon se jemi shumë më të mirë se sa i japim kredi veten", tha Bushati.
Nese cdo njeri kerkon te beje te njejten gje, pra me peme ne dore, lopat e kazme te shkoje te Sanatoriumi, te hape nje grope e mbjelle nje peme, e ben dot? Nuk ka nevoje per planifikim, leje apo autorizim nga dikush? Keshtu i bie te shkosh te Kryemijistria , te hapesh nje geope e mbjellesh nje peme. A lejohet kjo?
Përgjigju
Pupi: 28/04/2020 13:41
Hajde ngjarje hajde. Mbollen nje peme per doktoret keta milionerat.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.5%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Nese cdo njeri kerkon te beje te njejten gje, pra me peme ne dore, lopat e kazme te shkoje te Sanatoriumi, te hape nje grope e mbjelle nje peme, e ben dot? Nuk ka nevoje per planifikim, leje apo autorizim nga dikush? Keshtu i bie te shkosh te Kryemijistria , te hapesh nje geope e mbjellesh nje peme. A lejohet kjo?
PërgjigjuHajde ngjarje hajde. Mbollen nje peme per doktoret keta milionerat.
Përgjigju