Mbipopullimi i burgut të Shënkollit ku ndodhen edhe të dënuar që vuajnë nga shëndeti mendor do të adresohet nga Ministria e Drejtësisë me përmirësimin e kushteve. Lajmin e dha ministri Toni Gogu gjatë konferencës me gazetarët.
“Jemi në mes të punës për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në Shënkoll, Lezhë ku janë persona me trajtim të detyrueshëm mjekësor, që vuajnë nga shëndeti mendor sepse është e patolerueshme. Ne s’mund të vazhdojmë ta ofrojmë atë shërbim siç kemi bërë deri tani. Jemi në diskutime të avancuara që atë shërbim ta ofrojë Ministria e Shëndetësisë dhe sigurinë Ministria e Drejtësisë. Të dënuarit që vuajnë nga shëndeti mendor janë në vëmendjen tonë. Jemi duke punuar. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete që institucioni në Shënkoll të plotësojë standardet”, tha Gogu.
Sot, Avokati i Popullit rekomandoi mbylljen e 5 burgjeve: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313), pasi sipas tij, nuk plotësojnë kushtet.
Lajmi kryesor:
Amnistia Penale, Gogu: Do të ndodhë patjetër, presim vlerësimin e Komisionit Europian! Transmetimi live i seancave, ministri: Besoj te profesionalizmi i gjyqtarëve











