TIRANE- Qytetarët e Tiranës të cilët jetojnë në periferi dhe kryesisht në ato zona të cilët gjatë viteve të fundit kanë pasur edhe numrin më të madh të ndërtimeve, e kanë të pamundur që mjekun lagjes ta kenë në zonën ku banojnë. Kjo për shkak të mungesës së një qendre shëndetësore në këto zona të reja të kryeqytetit. Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Edmond Stojku shprehet se kryeqyteti vitet e fundit është mbipopulluar me banorë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, dhe për këtë arsye që të mbulohet e gjithë popullata me shërbim shëndetësor nevojiten qendra të reja shëndetësore dhe për pasojë edhe mjekë familjeje dhe specialistë.
“Ky mbipopullim sjell nevojën e ndërtimit të qendrave të reja shëndetësore. Për shembull tek Komuna e Parisit ka nevojë, në Allias, Qyteti Studenti është një ndër qendrat më problematike sepse është bashkuar lagja 2 me depon e ujit dhe me Saukun. Po kështu zona e Unazës se Re me atë të Yzberishtit e shumë të tjera që kanë një rritje shumë të madhe të numrit të banorëve që nuk vjen për shkak të rritjes natyrale” thotë Stojku, drejtor i ASHR Tiranë. Ngritja e qendrave të reja shëndetësore sipas kreut të ASHR-së duhet të shoqërohet edhe me shtimin e numrit të mjekëve të familjes. Por këtë vit kjo është e pamundur.
“Nevoja për ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore sjell dhe nevojën për rritjen e numrit të mjekëve të familjes. Pra rritjes si struktura dhe si fond pagash. Por gjithmonë duke pasur parasysh vështirësinë financiare të buxhetit do të jetë shumë e vështirë që këtë vit të bëjmë qendra të reja shëndetësore dhe të rrisim numrin e mjekëve të familjes' thekson drejtori i ASHR. Ndërkohë edhe në qendrat shëndetësore që janë aktualisht ka nevojë për investime në aparatura.
Në një pjesë të tyre gjatë këtyre viteve është bërë e mundur blerja e pajisjeve moderne por në disa të tjera jo. Kështu investime të mëdha duhet të kryhen te Dispanseria e Tiranës ku prej kohësh mjekët përballen me mungesë të aparaturës së skopisë dhe grafisë për pacientët të cilët kanë probleme të mushkërive. Po kështu, investime duhet të kryhen edhe në laboratorët e këtyre qendrave shëndetësore në mënyrë që pacientet kryesisht ata me sëmundje kronikë të kryejnë të gjitha analizat laboratorike për kontrollet rutinë.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com