Berati njihet për kulturën e ullirit dhe këtë vit prodhimi është i bollshëm, por fermerët përballen me mungesën e tregjeve. Ata kërkojnë nga qeveria të hapë pika grumbullimi pas me qindra kuintal vaj ulliri ka mbetur stok.

I gjithë qarku i Beratit ka superprodhim në kulturën e ullirit, pro problem mbetet gjetja e tregut. Report Tv intervistoi fermerët e fshatit Bilçës, të cilët thanë se e kanë ulur çmimin në 500 lek/kg dhe sërish nuk ka tregtarë të interesuar për vajin e ullirit.

“Unë pa 5 mijë lek nuk e heq! Këtu s’vjen njeri, e sheh dhe vetë s’ka asnjë tregtar. Shteti duhet të hapë pika grumbullimi”, tha një fermer.

Shumë prej tyre kanë ende pa shitur vajin e vitit të kaluar, ndërsa me prodhimin e vajit të ri, nuk kanë as vende për ta magazinuar.

"Vaji nuk shitet e mbaj në shtëpi, as me 4 mijë lek jo. Jemi bërë për ti futur sharrën se shpenzime dhe në fund s’marrin asgjë”, u shpreh një tjetër.

Fermerët kërkojnë nga qeveria të stimulojë hapjen e pikave të grumbullimit dhe ambalazhimit të vajit të ullirit.