6 grupe të policisë nisën mëngjesin e sotëm kontrollin e zonës në mes të Gjirokastrës dhe Lazaratit, aksion që coi në shoqërimin e 54 personave, ndërsa janë ndaluar edhe një autobot me ujë si dhe një kamion me pleh organik, që ishin drejtuar drejt fshatit të kanabisit.
Aksioni i policisë është koordinuar mes policisë së Gjirokastrës dhe efektivëve të FNSH së Fierit.
Ndërkaq në një tjetër aksion paralel Task-Forca e qarkullimit rrugor e drejtuar nga Krenar Ahmeti si dhe efektivët e Delta Forcës kanë ushtruar kontrolle në rrugët që të cojnë drejt Lazaratit dhe kanë gjobitur 85 automjete për shkak se drejtuesit e tyre qarkullonin me xhama të zinj. Në total është vendosur një gjobë prej 6 milionë lekësh. Ndërkaq 3 automjete të tjera janë bllokuar pasi kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit.
(sg/shqiptarja.com)