Situata e mbjelljes së fidanëve brenda fshatit Lazarat është e rëndë, por jo e ngjashme me periudhën e vitit të kaluar. Sipas banorëve të fshatit mbjellja e fidanëve këtë vit është më e vogël në krahasim me atë vitit të kaluar.

Banorët tregojnë se shkak i mos mbjelljes së lëndës narkotike, është bërë frika e një operacioni të gjerë policor, për shkatërrimin me fidanishtes.

Për shkak të kësaj frike, shumë prej banorëve nuk kanë marrë guximin të mbjellin drogë, duke u rezervuar të investojnë në blerjen e farës dhe punësimin e punëtorëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)