Mbjellja e kanabisit, në 3 muaj
24 të dënuar, asnjë zyrtar lokal
Dhe pse në fuqi ka një ligj që ngarkon me përgjegjësi ligjore pushtetarët lokalë për drogën e mbjellë në territoret ku ata drejtojnë, me verdiktin e drejtësisë në tre muaj ka të dënuar vetëm 24 trafikantë. (Në foto: Pamje nga Lazarati).
TIRANË - Dhe pse në fuqi ka një ligj që ngarkon me përgjegjësi ligjore pushtetarët lokalë për drogën e mbjellë në territoret ku ata drejtojnë, me verdiktin e drejtësisë në tre muaj ka të dënuar vetëm 24 trafikantë.
Këto dënime janë dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku 5 prej të dënuarve janë trafikantë të huaj e 19 shqiptarë. Guardia di Finanza pak kohë më parë do të deklaronte se në
Lazarat prodhimi vjetor i drogës arrinte në vlerën 4.5 miliardë euro, ndërsa uniformat blu vazhdojnë të qëndrojnë jashtë këtij fshati.
NË 3 MUAJ 24 TË DËNUAR, ASNJË PUSHTETAR PËRBALLË DREJTËSISËNë 3 muaj togat e zeza pranë gjykatës së krimeve të rënda kanë dhënë verdiktin e tyre për 24 trafikant të përfshirë në tregun e drogës , ku 5 prej të dënuarve janë shtetas të huaj, 19 shtetas shqiptar.
Kur operacionet policore dhe tregtia e drogës funksionojnë cdo ditë për llogari të shtetit dhe krimit, fajtorët e kësaj situate deri në këto momente janë 24 trafikantë, ende asnjë pushtetar lokal.
Paçka se, në fuqi ka një ligj që detyron ata të informojnë policinë për cka ndodh në territorin e tyre, pasi në të kundërt mbajnë përgjegjësi ligjore.
Përballja e agjencive ligjzbatuese shtetërore me narkotrafikun dhe produktin Made in Lazarat vazhdon. Ndërkaq një operacion i cili do të hiqte Shqipërinë nga harta e canabisit duke ndërhyrë në qytezën e drogës dhe vënë përballë drejtësisë personat përgjegjës, ende s’ka një datë kur fillon.
Pak kohë më parë Guardia di Finanza do të deklaronte se Lazarati me produktin vjetor të canabisit arrinte një qarkullim parash më vlerë 4.5 miliard euro, përafërsisht sa 50% e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë.
24 orë më parë Policia e Shtetit do të deklaronte sekuestrimin e 2.5 ton canabis në territorin e saj, ku operacionet e realizuara në Vlorë, Karaburun dhe në periferi të Tiranës do të vinin në pranga dhe 6 shtetas.
E pikërisht këta të arrestuar përballë drejtësisë akuzohen për veprën penale "Trafikimit të narkotikeve", të ngelur në tentativë, një vepër e cila gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42