Mbledhja e fundit e kryesisë së LSI
Meta: Bashkëpunim i shkëlqyerDritan Ylli për Sekretar të Përgjithshëm

Mbledhja e fundit e kryesisë së LSI<br />Meta: Bashkëpunim i shkëlqyerDritan Ylli për Sekretar të Përgjithshëm
Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së do të dali Komiteti i ri Drejtues i cili do të zgjedhë edhe kryesinë e re të partisë, që do e drejtojë atë për katër vitet e ardhshme. Kështu është shprehur kreu i LSI në mbledhjen e Kryesisë.

Është kënaqësi që zhvillojmë këtë takim, sepse është mbledhja e fundit e kryesisë së këtyre 4 viteve. Duke qenë se nesër është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, që do të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues Kombëtar, dhe që do të zgjedhë kryesinë e re që do të drejtojë LSI-në katër vitet që vijnë”, u shpreh Meta.

Kjo mbledhje u bë në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet në datat 3-4 dhjetor, dhe fillon nesër në orën 10:30, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Gjithashtu Meta, ka falenderuar të gjithë anëtarët për bashkëpunimin gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015 ku sipas tij ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai