Mbledhja e fundit e “Sigurisë” 
​Shehu: Vlerësim rolit të opozitës

Mbledhja e fundit e “Sigurisë” <br />​Shehu: Vlerësim rolit të opozitës
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e fundit për këtë sesion parlamentar.

Njoftimi se kjo seancë ishte e fundit u bë nga Braho si kryetar komisioni, ndërsa deputetët e kaluan me të qeshur duke i thënë: “Ishalla nuk është e fundit kryetar, themi të shihemi në shtator”. 

Në fund të mbledhjes, deputeti i LSI-së, Ylli Shehu tha se në bilancin e kësaj legjislature, padyshim që roli i opozitës kishte qenë i rëndësishëm dhe se bojkoti i saj kishte dobësuar punën. 

Sot zhvilluam mbledhjen e fundit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për këtë sesion parlamentar, nën drejtimin e z. Braho. Ka qenë një sesion intensiv dhe produktiv, ku kemi shqyrtuar e miratuar një sërë ligjesh dhe aktesh të rëndësishme për policinë, ushtrinë, SHISH e organe të tjera ligjzbatuese që forcojnë rendin. 

Opozita ka pasur një kontribut të veçantë në përplasjen e ideve për të përmirësuar qasjen e mazhorancës, ndërsa bojkoti i saj nuk e ka bërë të shëndetshme punën tonë. 

Kemi bashkëpunuar ngushtë me një sërë institucionesh dhe drejtuesit e tyre për të forcuar llogaridhënien parlamentare, dhe merita më e madhe e këmbënguljes në këtë aspekt i takon z. Braho. Një falënderim të veçantë për të, dhe deputetët e tjerë të LSI-së në këtë komision për kontributin e vyer. 
Për mua ka qenë një eksperiencë unike dhe përgjegjësi e lartë të isha pjesë e këtyre vendimmarrjeve. Tashmë, së bashku kemi sfidën e krijimit të një shansi për të gjithë shqiptarët!”-
tha Ylli Shehu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova