TIRANE-Dy anëtarët e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefaj dhe Lulzim Lelçaj që nga e enjtja nuk do të jenë më pjesë e KLD-së. Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh, kryatari i PS-së, kërkoi dje në mbledhjen e grupit të PS-së që të votojnë të enjten në Parlament për shkarkimin e dy anëtarëve.
Pas përfundimeve që Komisioni Hetimor i kryesuar nga socialisti Armando Subashi dha për dy anëtarët e KLD-së me shkeljet e bëra në këtë institucion, kryesocialisti kërkoi që në seancën e të enjtes të votohet për shkarkimin e tyre. Këshilli i Lartë i Drejtësisë këtë inisiativë të mazhorancës e ka konsideruar si një përpjekje për kapjen e këtij institucioni. Ndërkohë që mazhoranca është treguar e vendosur për realizimin e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar në PS-së është vendosur edhe për shtyrjen edhe me një javë të ndryshimeve që po kryhen në ligjin “Për akcizat”. Pas mosmarrveshjeve që patën të enjten e shkuar mes tyre PS-LSI kanë rënë dakort që këtë seancë të votojnë për miratimin e kandidaturës së Arjan Salatit si anëtar të Bordit Drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Dje është diskutuar edhe për mungesat në komisione të deputetëve të PS-së dhe votimeve që duhet të bëhen në parlament. Rama lajmëroi deputetët e tij edhe për për vizitënqë do të kryej në 10 nëntor në Serbi dhe pritshmëritë që ka për këtë vizitë. Gjatë qëndrimit të kryeministrit Rama në SHBA, deputetët e mazhorancës u shprehën pro realizimit të kësaj vizite në Serbi.
Ndërkohë që socialisti Ben Blushi u shpreh se nuk ishte e udhës që në të tilla acarime politike mes dy vendeve që u shkaktuan pas ndeshjes Serbi-Shqipëri nuk ishte e drejtë që Rama t’i jepte dorën kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Vizita që ishte përgatitur të realizohej në 22 tetor është shtyr nga pala serbe në 10 nëntor.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA