
Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pasur 3 kërkesa. Sipas zyrës së shtypit, opozita kërkon mblylljen e Reformës më 31 maj.
3 janë kërkesat e opozitës:
Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Opozita: Ta mbyllim brenda 31 majit! Gjiknuri: Po pati vullnet politik e përfundojmë më herët! Hajdari: Drejt konsensusit për ndryshimin e sistemit












