TIRANË- 31 maji është afati i fundit për përfundimin e Reformës Zgjedhore! Kjo datë është vendosur me konsensus në mbledhjen e sotme nga palët politike, përfshirë këtu edhe opozitën jashtë parlamentare, madje Damian Gjiknuri, përfaqësues i mazhorancës është shprehur më optimist duke thënë se ka vullnet politik mund të mbyllet edhe më herët!

Arritja e kësaj reforme në afatin e përcaktuar, për bashkëkryetaren e Komisonit, Rudina Hajdari do të përkthehet në më shumë takime, 2 herë në javë duke paralajmëruar se në mbledhjen e  radhës do të diskutohet ndryshimi i sistemit. Ndalur në këtë pikë, një nga kushtet e panegocieshme të opozitës së re, Hajdari tha se palët janë drejt një konsensusi.

31 maji ishte pika e vetme e konsensusit të arritur sot, pasi ashtu sikurse edhe në të kaluarën, nuk munguan akuzat politike kundrejt njëra- tjetrës. Gjiknuri tha se opozita në mbledhjen e sotme ka treguar një tendencë politike për të fshirë gjithçka është arritur deri më tani, por për ish- deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi ky është një tregues i pastër u mungesës së vullnetit politik nga ana e mazhorancës.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot, pas disa përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës, të cilat u zgjidhën shpejt, por vetëm pas ndërhyrjes së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Përplasja nisi pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më. Kjo solli reagimin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, pas së cilit reflektoi menjëherë edhe opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
LSI: Reforma Zgjedhore nul nëse mazhoranca e voton e vetme, do ketë pasoja të mëdha (VIDEO)

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili në Këshillin politik paralajmëroi mazhorancën që të heqë dorë iluzioni për ta votuar të vetëm Reformën Zgjedhore.

"Propozimet, çdo tendencë nga ana e mazhorancës për të akumuluar çështje që zënë përfund njëra- tjetrës është në funksion për ta vënë situatës për të shkruar drejt provokimeve. Konsensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga mazhoranca, se refuzimet kanë qenë kategorike. Mazhoranca të heq dorë nga miratimi në një mënyrë të njëanshme apo me vota të blera, pasi do thellonte në ekstrem krizën politike. Të gjitha draftet e opozitës ezaurojnë rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Reforma nul nëse është pa opozitën, krizë politike që vetëm ka përparuar. Do përballej me pasoja shumë të rënda", tha Vasili.

Ora 12:44
'Duan të nisin puna nga e para/ PD- Gjiknurit: Tregues që s'ka vullnet politik për 'Zgjedhoren'! Kemi marrë vetëm refuzime (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi mohoi akuzën e Damian Gjiknurit, se opozita kërkon që e gjithë puna e Këshillit politik të nisë nga e para. Për Bylykbashi, ky është tregues se mazhoranca nuk kanë vullnet politik për të vijuar më tej me Reformën.

"Në këtë mbledhje, u përcaktua që Këshilli duhet ta mbyllë brenda 31 majit, që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë në parlament që të votohet pa ndryshime. të jetë e qartë cili është vullneti politik të opozitës, lidhur me propozimet e PD-së që i kanë refuzuar. Do qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale. Deklarata e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik për të bërë një punë të bazuar me konsensus në Komisionit e Reformës, ne nuk i rikthehemi asnjë çështje, i kemi mbi tryezë, që nuk kanë një përgjigje nga mazhoranca veçse refuzime mazhoranca të vijë me qëndrime për këto çështje. Loja e mazhorancës për ta tërhequr zvarrë me çështje të tjera shtesë, por jemi gati që të ecim përpara", tha Bylykbashi.

Ora 12:10
Gjiknuri: po pati vullnet e mbyllim 'Zgjedhoren' para 31 majit! Opozita tendencë politike për të fshirë të gjithë punë e bërë deri tani (VIDEO)

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet më 31 maj, e ndërsa ka bërë me dije dhe 2 çështjet që palët kanë mendime të ndryshme.

"Kërkova të vazhdohet me axhendën e punë të mbetur pezull nga COVUD, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspoze me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetën, nga opozita kërkoi punën e bërë deri më tani, dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën. Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurhet këtë proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë.

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet. Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime. Në Komisionet Zgjedhore mund të përfhihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës. Ka një tendencë për të fshirë nga opozita gjithçka që është arritur, kishte tendencë politike. Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mundësia mund ta arrimë marrëveshjen edhe para 31 majit", tha Gjiknuri!

Ora 11:57
'Reforma të mbyllet më 31 maj'/ Hajdari- opozitës: Do shtojmë takimet në 2 herë në javë! Palët drejt konsensusit për ndryshimin e sistemit (VIDEO)

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakord. Ndalur te kërkesa e opozitës për ta përmbyllur Reformën deri në datën 31 maj, ajo tha se nuk vendos data, por e rëndësishme është produkti final.

"Kryetarët e partive marrin vendim në kurriz të shqiptarë, dhe duke qenë se nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, marrin vendime në kurriz të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet t’i përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve de të gjejmë një pikë konsensusi në këtë pikë. Kam përshtypjen se do gjejë zgjidhje në këshillin politik, dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit. Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarisht dhe 5 takime të tjera Brenda majit. Besoj do arrijmë të kemi konsensusin e duhur me të gjitha pikat. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat, unë shoh produktin. Të treja palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si mazhoranca si opozita dhe ajo jashtëparlamentare", tha Hajdari.

Ora 11:39
Mbledhja e Këshillit Politik për 'Zgjedhore'/ Opozita 3 kërkesa!

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pasur 3 kërkesa. Sipas zyrës së shtypit, opozita kërkon mblylljen e Reformës më 31 maj.

3 janë kërkesat e opozitës:
Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Ora 11:29
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.