Mbledhja e Këshillit të Integrimit, e fundit për ambasadorin Soreca! Tabaku: Do më mungojnë debatet me të! Batuta e Ballës: Ia paske nxirë jetën

TIRANË- Në fund të misionit të tij, si ambasador  BE-së Soreca u bëri thirrje palëve politike në vendin tonë të gjejnë gjuhën për bashkëpunim, për sfidat e Shqipërisë në lidhje me negociatat.

 “Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi, debate politik duhet të jetë pikërisht këtu, do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar, largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit”, tha Soreca.

Për ministren e jashtme, Olta Xhaçka, Ballkani Perëndimor është më i rrezikuar nga makinacioanet e Putin.

” Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën Balla, BE është e vonuar në vendimmarrjen e saj, sipas tij, sot ajo duhet të dilte me një datë fikse  për konferencën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Pas një falenderimi, kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku me batutë tha se do t’i mungojnë debatet me ambasadorin Soreca për atë që bën qeveria.

“Falënderoj komisionin për mbështetjen financiare që ka dhënë për Shqipërinë, edhe atëherë kur nuk I kemi plotësuar kriteret!  Unë shpresoj që standardin e vendosur nga z. Soreca ta vazhdojë edhe pasardhësi i tij”, tha Tabaku.  

Menjëherë pas saj e mori fjalën Balla i cili po me batutë ‘akuzoi’ Tabakun se ia ka nxirë jetën ambasadorit.

“Shpresoj që të mos ia nxini më jetën ambasadorit tjetër si ia paske bërë Luigit, debatet t’i bëjmë në shqip. E vërteta është që një mik shumë i mirë si Luigi Soreca po ikën në një moment pas progres raportit më të mirë që Shqipëria ka marrë ndonjëherë”, tha Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Ministrja e Jashtme: Ballkani Perëndimor, rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ishte e pranishme në tryezën e rrumbullakët mbi sfidat e integrimit në Bashkimin e Europian. Ministrja Xhaçka falenderoi ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, duke e cilësuar si një mik të mirë që ka ndihmuar dhe ka mbështetur Shqipërinë. Nga ana tjetër ministrja tha se pavarësisht krizave, Shqipëria ka vazhduar punën me integrimin dhe se është gatshme për antarësim në BE. Sipas Xhaçkës, Ballkani Perëndimor është ndoshta rajoni më i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin.

'Konferenca e parë Ndërqeveritare, konsensusi tregon se kemi plotësuar çdo kusht. KE e ka theksuar këtë fakt plot 3 herë në 24 muajt e fundit. Bashkëpunimi rajonal, reflekton pjekurinë e shoqërive dhe klasave tona politike. Kemi ende shumë punë, për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim. Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në Këshillin e Sigurimit, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve.'- tha Xhaçka.

Ora 15:11
Soreca në fjalën e fundit si ambasador i BE: Partitë të gjejnë bashkëpunimin politik për integrimin!

1648471875_Screenshot1.jpg

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në fjalimin e tij të fundit, bëri thirrje për bashkim të palëve politike në Shqipëri që të bashkohen, teksa shtoi se largimi I tij nuk ndryshon asgjë në rrugën e Shqipëri në BE.

“Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi, debate politik duhet të jetë pikërisht këtu, do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar, largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit, kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kam bërë mijëra kilometra, mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe gjithandej e kam kuptuar që njerëzit e kanë kuptuar që wshtw prioritet është integrimi në BE, koha për dasmë ka ardhur tashmë, unazat janë bërë gati, vendet anëtare e dinë se çfarë duan, duan që të çelen negociatat për anëtarësim. Do të kthehem në Shqipëri ndoshta me një detyrë tjetër, po do kthehem si një qytetar i thjeshtë, thjesht si Luigi Soreca”, tha Soreca.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka