
Presidenca ka zbardhur detajet e bisedës së zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Sipas njoftimit sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cenimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
“Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.
Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.
Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Lajmi kryesor:
Sulmet kibernetike nga Irani, gati 2 orë mbledhje Këshillit të Sigurimit Kombëtar! Presidenca: Politika dhe shoqëria të bëhet bashkë, aleatët na qëndruan pranë
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
43.2%
-
Arsye të tjera
7.5%
Vota total: 1031
Lajme të tjera
-
Rama intervistë për median greke: Çështja e detit ende e pazgjidhur, shkojmë në Hagë! Marrëdhëniet me Greqinë, fantastike
28 Mars, 12:05
-
Ngritën flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, 7 sportistët e vlerësuar me 'yllin e mirënjohjes'
28 Mars, 11:56
-
Ceremonia për 7 'Yjet e Mirënjohjes Publike', Rama: Këto ditë futet në axhendë miratimi për hapjen e basteve online! Të ardhurat shkojnë për sportin e kulturën
28 Mars, 11:37
-
'Vendoret'/ PS depoziton listat për kandidatë këshilltarë bashkiakë, ja emrat për 11 Bashkitë më të mëdha
28 Mars, 07:20
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
VKM/ Begaj merr 600 mijë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore
27 Mars, 13:00
-
Ibrahimaj u bën thirrje bizneseve në Kamëz: Prioritet ta çojmë në 2025 pagën minimale 45 mijë lekë! Rama: S'ka më shfrytëzime, rrezikojmë të ngelemi pa punëtorë
27 Mars, 11:16
-
Presidenti austriak vizitë në Tiranë! Begaj: Folëm për marrëveshjen e Ohrit, nuk mbështes Republikën Srpska në Kosovë! Van der Bellen: Shqipëria në rrugën drejt unionit
27 Mars, 08:43
-
Vritet roja i sigurisë së Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt
27 Mars, 08:21
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Kryeministri i Kosovës: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 07:52
-
Sezoni i ri turistik, Rama paralajmëron nga Vlora operatorët e turizmit detar: Certifikoni mjetet lundruese, ndryshe do u bllokohen
25 Mars, 14:43