Mbledhja e KLD, Gjin Gjoni: Të 
shkarkojmë Ministrin e Drejtësisë

Mbledhja e KLD, Gjin Gjoni: Të <br />shkarkojmë Ministrin e Drejtësisë
Gjin Gjoni ka kërkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 20 shtator 2014, që të shkarkohet Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Duke iu referuar nismës së ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, Gjoni theksoi se në një rast edhe Naço ka shkelur ligjin gjatë votimit të një anëtari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për këtë duhet të shkarkohet.

“Vetëm në Shqipëri ndodh. Më thoni ndonjë vend të botës që fillohen çështje penale për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë vetëm që t’u mbyllet goja? Vetëm në Shqipëri ndodh. Më thoni në vend të Bashkimit Evropian që mund të intimidohet deri edhe në familje? Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi... Kërkohet dhe thuhet që është votuar në kundërshtim me ligjin. Më falni, po zoti Ministër që ka votuar për një anëtar dhe një koleg të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në kundërshtim me ligjin, a duhet të shkarkohet? Pse mos ta shkarkojmë? Edhe Parlamenti ta shkarkojë? Për rastin e zotit.. kolegut, pak rëndësi ka.

Atëherë pse ka dy standarde në mënyrën se si operohet? Një standard që, ca konsiderohen të nënës dhe ca të njerkës. Ca konsiderohen përkrahësit tanë dhe ca konsiderohen kundërshtarët tanë. Kjo është fryma që ka ndërtuar Kushtetuta në mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Unë them jo”, - tha anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni gjatë mbledhjes së datës 20 shtator 2014.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt.27 Shtator 2014

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil