Përmes një postimi në Twitter, deputeti Fatmir Xhafaj thekson se mbledhja e sotme e Kryesisë, e cila zgjati si rrallëherë mbi 5 orë, konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar, PS mbetet institucion i vlerave demokratike. Anëtarët e saj bashkë me kryeministrin Edi Rama diskutuan zhvillimet e fundit politike.
“Sot zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë!
Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar - një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partsë Socialiste.
Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit dhe në shërbim të njerëzve.
Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati.
PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend ”, thekson Xhafaj.