Mbledhja e ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani 

Mbledhja e ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani 

Ministrja Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”. 

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s. 

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo. 

Kryediplomatja Xhaçka dhe ministri Peleshi vlerësuan që ky proces politik i negociatave të paqes në Afganistan të prodhojë një zgjidhje të negociuar, e cila të sjellë paqe të qëndrueshme dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut për popullin e Afganistanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Tërheqja e trupave nga Afganistani, reagon Yuri Kim: Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas tërheqjes së trupave nga Afganistani, ku ka falenderuar Shqipërinë dhe ka theksuar se do t'i jetë gjithmonë mirënjohëse për sakrificat që ka bërë si aleat i NATOS.

'Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do t'i jetë përgjithmonë mirënjohës Flamurit të Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si Aleati ynë i NATO-s.'- shkruan Kim.

 

We went into Afghanistan together, we stayed & fought together, and now we are preparing to leave together.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren