Mbledhja e ministrave të jashtëm, Cakaj: Sot BE përballet me një zgjedhje historike, na duhet një fener shprese

Mbledhja e ministrave të jashtëm, Cakaj: Sot BE përballet me një zgjedhje historike, na duhet një fener shprese

LUKSEMBURG- Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj e ka cilësuar si një zgjedhje historike vendimin që do të marrin homologët të vendeve të BE-së në mbledhjen e sotme, sipas së cilit do të ndikojë në ecurinë Shqipërisë. Në reagimin e tij, pak para se të nisë mbledhja, Cakaj shkruan se sot është momenti që BE-ja të tregojë se i mban premtimet e dhëna, ku theksoi se një vendim negativ do të ndikonte në ngadalësimin e progresit të reformave.

'Koha të çelim negociatat. Provë e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë të ardhmen. Një vonesë tjetër mund të minojë besueshmërinë në BE. Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Nuk na duhet një vështrim i ngushtë, por një fener shprese. Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë progresin e reformave", shkruan Cakaj.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian  mblidhen sot në orën 11:00 në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Postimi i plotë i ministrit të jashtëm, Gent Cakaj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi