Mbledhja e parë e qeverisë zgjat
2 orë, vendimet që u miratuan

Mbledhja e parë e qeverisë zgjat<br />2 orë, vendimet që u miratuan
Pas betimit në Presidencë, qeveria "Rama 2" zhvilloi mbledhjen e parë e cila zgjati plot 2 orë.

Në këtë mbledhje të kabinetit janë miratuar 23 projektvendime të rëndësishme, mes të cilëve edhe shpallja e vitit 2018 si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut.  

Qeveria ka zgjedhur dhe kandidatët e Komisioneve të Prokurimit Publik. Pika e tretë e rendit të ditës ka qenë miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik. 

Pika e 4 dhe e 5 e rendit ishin ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun i cili do kryesohet nga presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi si dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut.

Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme, edhe pse simbolik, ishte miratimi i një fondi ndihme financiare prej 100 mijë dollarë për dëmet e uraganit "Irma" në SHBA.

Këtë të fundit kryeministri Edi Rama e paralajmëroi edhe gjatë seancës plenare dy ditë më parë, kur prezantoi programin e qeverisë. 


(Mbledhja e parë e qeverisë sot - Rendi i Ditës)

[gallery]23882[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri