1612724959_Basha11.jpgZbardhen porositë e kreut demokrat Lulzim Basha për drejtuesit politikë të qarqeve, në mbledhjen e parë të zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu.

Basha ka porositur 12 drejtuesit e qarqeve që të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe t’u shpalosin alternativën e PD. Fushata për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë në fokus të takimit, ndërkaq është bërë dhe një bilanc i takimeve që janë zhvilluar deri tani. Kjo pasi në disa qarqe drejtuesit janë caktuar më herët dhe puna ka filluar më parë në këto qarqe.

Porositë e Bashës janë fokusuar në mënyrën se si drejtuesit e qarqeve duhet të bëjnë fushatë.

 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet, Basha mbledh për herë të parë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu: Bashkë do të sjellim shpresë të re! Zbardhen porositë për fushatën