TIRANE- Kreu i PS njëherësh kryeministri Edi Rama ka përcaktuar koordinator për çdo zonë elektorale dhe ministër në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të çlirimit. Vendimin e tij kryesocialisti i’a ka përcjellë dje deputetëve të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Më herët gjatë mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, Rama ka shprehur kritika në drejtim të deputetëve të tij për mungesën e tyre në aktivitetet e zhvilluara nga qeveria në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të vendit.

Referuar burimeve brenda selisë rozë mësohet që kritikat e Ramës të jenë bazuar në mungesën e deputetëve të PS-së në Berat gjatë ceremonisë për 70-vjetorin e çlirimit, ku merrte pjesë edhe kryeparlamentari Meta.