TIRANË - Pas mbledhjes së sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu bëri me dije për mediat se u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.
Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.
'Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve', u shpreh ministrja Koçiu.
Sakaq, shtoi se ky fond është një vendim solidariteti për gjithë individët dhe familjet shqiptare.
'Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin marrin edhe kujdestarë e këtyre personave që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale. 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit dhe është afro 2.1 miliardë lekë, që do të shkojë për të gjithë familjet dhe individët e shoqërisë. Një vendim solidariteti për të gjithë individët dhe familjet shqiptare', tha Koçiu.
Ndërsa ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria ka një plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative në 6 sektorë të strategjisë kombëtare. Në 2025 do financohen një numër i lartë start up-esh që operojnë në një nga sektorët e strategjisë kombëtare.
'Plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative, për rritjen e inovacionit, në 6 sektorët të caktuar të identifikuar në strategjinë kombëtare: turizëm, energji, bujqësia, ICT, BPO. Kanë shumë nevojë për rritje të produktivitetit. Do ndikojmë në çeljen e tregjeve për bizneset në rrugën drejt BE-së. Ditët e fundvitit janë të fundit për aplikimin e grant 2025, fond i dhënë për start-up, të cilat operojnë për zhvillimin e bizneseve të tyre. Kemi financuar 94 start-up në 2024. Në 2025 do financojmë një numër të lartë. Urojmë të jetë i lartë dhe të ketë idera inovative. Thirrja për grant 2025 mbyllet në 5 janar. I bëj thirrje atyre që po e mendojnë të aplikojnë. Shpresoj shumë të ketë numër të madhe përfituesish', tha Ibrahimaj.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u shpreh se do jepet mbështetje për programin e ekipeve në shkolla sa i përket volejbollit dhe basketbollit.
'Mbështetje për programin e ekipeve sportive. Pjesa e mbështetjes do vijojë me të njëjtin ritëm. Do aktivizojmë 12 mijë fëmijë. Janë 826 ekipe në volejboll dhe basketboll. Mbështetja do jetë me pjesën materiale por edhe me trajnimin', tha Muzhaqi.
Lajmi ne perditesim...
Pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me mbylljen e TikTok. Shumë fëmijë tashmë po shohin një horizont të ri pas mbylljes së platformës kineze, e cila quhet Clapper.
Kjo e fundit mund të quhet një alternativë për TikTok, megjithatë rezultati mund të jetë i njëjtë me atë të platformës që do mbyllet për 1 vit. Muzhaqi u shpreh se qeveria ka ndërmarrë shumë nisma për ekipet e shkollave në sport, apo aktiviteteve në art e kulturë që fëmijët pas mësimit ta shpenzojnë kohën në aktivitete të frytshme.
‘Në fakt edhe programe të tilla si ai ekipeve sportive apo të tjera kanë qëllim që kohën pas mësimit fëmijët ta shpenzojmë në mënyrë produktive. Të shkëputen sado pak nga tabletat, ta kalojnë në një mënyrë produktive. Filtrat përpiqemi të rriten filtrat dhe kontrolli, kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël por kërkon vëmendje nga të gjithë ne se për çfarë i lejojmë fëmijët tanë të bëjnë në kohë të lirë. Të shpenzohet koha në mënyrë produktive’, thotë Muzhaqi.
Edhe shendetesia ata qe jane ne gaditshmeri per krishkindje vit te ri ashtu si zjarrfiksi dhe forca rendi duhet ta kene nje. 50€ sheperblim
PërgjigjuClapper eshte me e ndryre sesa TikTok, ne clapper nuk ka asnje filter sigurie si persh mund te dalesh ne live Nudo (without bra) ,mund te dergosh video ne mesazhe private me permbajtje erotike, Ky app eshte me i demshem dhe duhet te mbyllet urgjet ne shqiperi! Merrni info dhe postoni nje lajm dhe beni nje thirrje per kete app sepse do kete shume banalitet si per femijet etj.
PërgjigjuTani u kujtove O NDRIKULL e ZEZË ??? ALBIN KURTI i NDERUAR ka 1 MUAJ qè ju ka dhénè SHPÈRBLIMET e FUND VITIT tè gjithè NJERÈZVE né nevojè nè KOSOVË , kurse juve FUNDÈRINAT e URRYERA tè RILINDJES së HAJDUTÉVE dhe GRANITQARĒVE , u kujtuat si "SHIH PAS TË VJELAVE" !!! MOS i GÈZOFSHI PAGAT e MAJME që merrni !! I BËFSHI ILAÇE dhe e PAGOFSHI me KOKËN tuaj MILIONA EURO dhe DOLLARÈ qè ju keni GRABITUR SHQIPTARÈVE dhe VAZHDONI t'ju GRABISNI PA LIMIT dhe PA MËSHIRË !!! VAFSHI në FERR bashkë me PD KRRIMIN dhe LESHELI PLAÇKITJEN !!!!
Përgjigju