Komision në çdo qark për personat me aftësi të kufizuara! Fëmijët jetimë do të marrin deri në 160% të rrogës së prindit

Çdo qark do të ketë komision vlerësimi për personat me aftësi të kufizuara, shërbim që aktualisht ofrohet në 3 qarqe. Një vendim tjetër që miratoi qeveria, është ngritja e një komisioni për fëmijët jetimë, të cilët do të përfitojnë deri në 160% të rrogës së prindit që kanë humbur.

Komisione vlerësimi në çdo qark për personat me aftësi të kufizuara, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

‘Ky vendim i ri bën të mundur që të krijohen komisionet e vlerësimit për çdo qark, duke afruar shërbimet për qytetarët me komisione multidisiplinare të përbëra nga mjekë, punonjës social, nëpërmjet një procedure të re të një vlerësimi jo vetëm mjekësor, por edhe të aspekteve sociale dhe aspekteve të tjera që prekin këto kategori që kanë nevojë të marrin shërbime nga shteti”, tha Manastirliu.

Një tjetër risi është ngritja e komisionit për “fëmijët në Kujdesje të republikës”.

‘Fëmijët në Përkujdesje të Republikës' do të përfitojnë: Pagën e plotë mujore e prindit për fëmijën e vetëm; 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë; 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre; 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fëmijë që kanë humbur prindin, e me radhë. Përveç trajtimit financiar, këta fëmijë do të kenë mbështetje për edukim e arsimim, punësim, mbrojtje sociale dhe në shërbimin shëndetësor publik e privat. Do të garantohet plotësisht shërbimi shëndetësor falas jo vetëm në strukturat publike, por edhe në strukturat private apo dhe jashtë vendit, kur të jetë e nevojshme”.- tha ministrja.

Sa i takon masave anti-Covid, ministrja u shpreh se është herët për të folur për lehtësim masash.

‘Do të doja ta nisja duke përmendur atë kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër. Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron.’- tha Manastirliu.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…