VLORE - Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Eltar Deda ka reaguar sot pas vendimit të qeverisë për të zhvilluar mbledhje më 4 dhjetor në Vlorë.
Në një konferencë për shtyp Deda u shpreh se kjo është një hipokrizi e madhe sepse Berisha nuk ka dëgjuar më parë zërin e qytetarëve të Vlorës pasi ai dhe qeveria e tij e kishin mundësinë t’i tregonin vlerat më 28 nëntor në Vlorë.
“Dje ministrja e Integrimit doli dhe deklaroi se mbledhja e radhës e qeverisë do të bëhet më 4 dhjetor në Vlorë. Do ishte mirë që Berisha me qeverinë të kishin ardhur para një viti kur filluan përgatitjet për jubileun e 100-vjetorit të pavarësisë. Mua më duket një hipokrizi ardhja e qeverisë. Hipokrizi e madhe që të vish tu bësh karshillëk qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë për një vëmendje që gjatë vitit nuk e kanë pasur", u shpreh Deda.
Më tej deputeti socialist ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Berisha se nuk i ka dhënë Vlorës dhe Ismail Qemalit vendin që i takon, por edhe se u ka mohuar qytetarëve të Vlorës investimet për 28 nëntorin.
"Ku ishte ky zoti Kryeministër dhe kjo qeveri? Pse nuk erdhi më parë dhe nuk dëgjoi zërin e qytetarëve dhe të kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, në lidhje me problemet dhe investimet në mënyrë që Vlora të bëhej kryeqyteti i pavarësisë më 28 nëntor. Protokolli i shtetit e thekson që Vlora është kryeqendra për 28 nëntorin. Erdhën mijëra shqiptarë nga të gjithë trevat për t’i dhënë Vlorës emrin që e takon. Ku ishte ky kryeministër që gjatë gjithë kohës ngeli duke evokuar figura që kanë dritëhije në histori, duke ulur figurën e Ismail Qemalit. Figura e Ismail Qemalit u lartësua nga gjithë ata shqiptar që erdhën në Vlorë më 28 nëntor”, u shpreh Deda.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com