Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbardh axhendën e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bënë me dije ditën e djeshme se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.
Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.
Axhenda:
Ora 10:30
Mbërritja e deputetëve
Ora 11:00
Himni i Shqipërisë
Himni i Kosovës
Ose
Himni i Kosovës
Himni i Shqipërisë
(Sipas ceremonialit shtetëror të Republikës së Kosovës)
- Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
- Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
-Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Z.Agron Duka, Kryetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
- Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
- Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
- Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
-Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min) Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Lidhur me këtë mbledhje të dy parlamenteve, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh: Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
Lajmi ne perditesim...
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: 14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup
14 Janar, 18:40
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
Si gjithmonë pa asnjë sukses do të jetë....
PërgjigjuNuk ka rendesi mbledhje qe po boni Shqipria ka vujt shum 50 vjet Edi Rama nuk kalon kush oj shqipe Pa Edin Ramen krymenisterin e shqipris Serbet do u futshin ne kosove Politika shqipris osht fort dhe vjeter Nuk harron koseven asnjehr athen Bashkoni bashke dhe si te dy popullit Koseves dhe shqipris cdo Familje te kete Karte shendesie te domesdoshem Ato qe jan pa pune te paguhen 400€ Ne muje Grate me Familien femijt e vegjel Qe nuk kan ndihma Parlamenti Deutschland Rrin pa buk asnjeher ne histori nuk le popullin pa buk .Boni pak solidar Patriot Shqitaret te rroj Shqipria kosova