Mbledhja informale e qeverisë Blair
Rama: Privilegj i jashtëzakonshëm

Mbledhja informale e qeverisë Blair<br />Rama: Privilegj i jashtëzakonshëm
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e vlerësoi privilegj të jashtëzakonshëm mbledhjen informale të zhvilluar dje me ish-kryeministrin laburist britanik Tony Blair. “Privilegj i jashtëzakonshëm orët e frytshme që sapo kaluam në kabinet. Faleminderit kryeministër!”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook. Ish-kryeministri britanik Tony Blair ishte dje për një vizitë në Tiranë. Dhe ku u diskutua se ish-kreu i qeverisë laburiste britanike do të ishte një ndër këshilltarët kryesorë të qeverisë së re shqiptare të kryesuar nga Edi Rama.

Për më tepër që këshillat e ish-kryeministrit britanik për qeverinë e majtë shqiptare do të ishin falas, pavarësisht se u diskutua shumë në lidhje me këtë fakt. Në mbledhjen e djeshme ai ka ndjekur nga afër punën e qeverisë shqiptare për monitorimin e realizimit të premtimeve elektorale dhe për procesin e integrimit të vendit. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se laburisti Blair ashtu siç ka bërë edhe vitin e kaluar, ka qënë pjesë e një mbledhje të veçantë të Këshillit të Ministrave shqiptar, ku ka folur me çdo ministër në lidhje me punën e bërë për përmbushjen e objektivave të caktuara për çdo sektor.

Vizita e Blair në një moment të tillë kur Shqipëria pret statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, pritet t’i shërbejë edhe forcimit të imazhit të vendit në sytë e BE-së. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë në datën 3 tetor 2013, ku mori pjesë në një mbledhje të qeverisë shqiptare dhe foli për ndihmën që do t’i jepte qeverisë shqiptare në kuadër të përmbushjeve të premtimeve, të cilat qeveria “Rama” i ka bërë pjesë të programit të qeverisë dhe realizimin e tyre ua ka premtuar qytetarëve shqiptarë.

Pak kohë para kësaj vizite, Banka Botërore njoftoi se ajo së bashku me ish-kryeministrin britanik Tony Blair do të ofrojnë asistencën e tyre teknike në mbështetje të një nisme ku janë përfshirë gjashtë vende të botës – Etiopia, Gana, Haiti, Malaëi, Senegali dhe Shqipëria. Udhëheqësit e këtyre vendeve ranë dakord gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork, gjatë një takimi me presidentin e Bankës Botërore dhe ish-kryeministrin Blair, që të bëhen pjesë e nismës e cila synon të japë njohuri mbi mënyrën se si qeveritë duhet t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet më të mira. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç