TIRANË-16 orë e 25 minuta ka zgjatur mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me ministrat, në të cilën sipas kreut të qeverisë është kaluar në skaner çdo sektor për vitin që kaloi, ndërsa janë miratuar objektivat konkretë të këtij viti, i cili do të jetë më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë.

Në fund të fjalës së tij në mbledhjen maratonë, kreu i qeverisë ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. Kreu i qeverisë dëgjohet teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’, duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas dy ditëve të gjata analize të punës dhe prioriteteve të qeverisë përgjatë 2022-it, përmes postimeve në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me publikun objektivat dhe prioritete për vitin e ri 2023. Për Ramën pensionistët dhe kategoritë e personave në nevojë mbeten prioritet i qeverisë, e sipas tij të ardhurat që do sigurohen nga taksa e jashtëzakonshme e qeverisë do shkojnë për këto kategori.

Nga ana tjetër, Rama e ka cilësuar një histori suksesi fiskalizimin. ‘Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur me 7% vetëm nga formalizimi’, ka thënë kreu i qeverisë.

Për arsimin, kryefjalë e punës mbetet digjitalizimi sipas kreut të qeverisë në janar nis programi i kodimit për 1200 nxënës, ndërsa 984 laboratorë ‘smart’ do të ndërtohen brenda vitit 2024. Rama vlerësoi dhe punën e bërë në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht sa i takon vaksinimit. Për kreun e mazhorancës, në vitin që lamë pas, ecuri të mirë ka pasur bujqësia, sidomos me rritjen e ndjeshme të eksportit 

Lidhur me sigurinë në vend, Rama krahason shifrat e 2022 me ato të 2013 kur PS erdhi në pushtet, duke nënvizuar se në vitin që lamë pas u shënuan 43 vrasje, nga 112 që janë regjistruar në 2013. Sa i takon sportit, Rama tha se brenda pranverës do të nisin 3 konkurse ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, ndërsa la të hapur edhe mundësinë e rikonstruksionit të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.

Pas këtij takimi të parë dyditor me ministrat për vitin 2023, kryeministri  Rama të premten do të takojë drejtuesit politikë të PS në qarqe, ku diskutimi do të fokusohet në përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Nuk është ministër, por i pranishëm në mbledhje, Ilir Beqaj në takim me Ramën

1672954598_Screenshot3.jpg

Në takimin me ministriat, një prej të ftuarve ishte edhe Ilir Beqaj, ish ministri i Shëndetësisë. Ai ka qenë i pranishëm së bashku me të gjithë kabinetin qeveritar, ku kanë raportuar të gjithë situatën për 2023. Mirëpo, prezenca e tij është e paqartë, pse ka qenë në mbledhje, kur nuk ka një post ministror.

Ora 21:30
Pas 16 orësh e 25 minuta përfundon mbledhja e Ramës me ministrat, kreu i qeverisë: 2023 do ta bëjmë tërmet

Pas 16 orësh e 25 minutash ka përfunduar mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me ministrat. Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga mbledhja, ndërsa thekson se kanë kaluar në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku. 

Në fund të fjalës së tij në mbledhjen maratonë, kreu i qeverisë ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. Kreu i qeverisë dëgjohet teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’.

‘Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë.’- shkruan Rama.

Ora 19:32
Rama: Fiskalizimi një histori suksesi me 100%! Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur me 7% vetëm nga formalizimi

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fiskalizimin si një histori suksesi.

“Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet.

Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur  me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese. Investimet e huaja direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021”, shkruan Rama.

Ora 17:30
Rama: Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

1672843092_32255164834025357532929686041399692174990711n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2022 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve në 3 dekadat e fundit. Në 2021 janë 61 vrasje, e ndërsa në 2022 numri ka shkuar në 43, shifra këto të publikuara nga kryeministri.

“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit. Kujtesë: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama.

 

Ora 15:41
Shqipëria vendi i dytë në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit për fëmijët, Rama: Kemi ecur shpejt edhe në këtë drejtim

1672929726_WhatsAppImage20220907at12.58.19PM.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë ku vendi ynë renditet si vendi i dytë në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit tek fëmijët. Edhe pse jemi mbrapa në shumë aspekte, shkruan Rama, në disa drejtime kemi ecur shumë shpejt krahasuar me të tjerët. Sipas kreu të qeverisë kjo është një arsye bindëse për të pritur më shumë nga potenciali i vendit tonë edhe në drejtime të tjera ku duhet të ngjitemi më shpejt.

“Ka plot klasifikime ku duhet t’i ngjisim shkallët më shpejt se jemi ende mbrapa krahasuar me të tjerë, paçka se krahasimisht me nga gropa nga e kemi nisur ngjitjen kemi ecur më shpejt se plot të tjerë, po ka edhe klasifikime si ky i Europës&Azisë Qendrore, ku jemi ngjitur lart dhe kur mendon se sa mbrapa ishim me vaksinimin e fëmijëve, kjo është një arsye bindëse më shumë për të kërkuar ende më shumë nga vetja edhe në drejtimet ku duhet të ngjitemi më shpejt.”- shkruan Rama.

Ora 15:31
Taksë prodhuesve të energjisë për pensionistët, Tabaku kritikon nismën e qeverisë: Pse s’bëhet e njëjta gjë me kompanitë e karburanteve?

1672929171_autojor1645554955.jpg

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar nismën e qeverisë për taksimin e prodhuesve të energjisë, për të ndihmuar pensionistët. Tabaku shprehet se e njëjta gjë duhet të bëhet dhe me kompanitë e karburanteve pasi kanë vendosur çmimet më të larta në rajon. Taksimi do të nisë nga muaji prill i 2023.

"Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajne dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!”- shkroi Tabaku.

Ora 13:58
Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë, do mbështesë pensionistët

1672923555_32200590618053969398243766862965881879469422n.jpg

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill.

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkroi Rama, i cili ndodhet në mbledhje me ministrat.

Ora 13:03
Takimi me ministrat për prioritetet e 2023, Rama: 3 stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë

1672920433_3221627281653437721738224313516817940059842n.jpg

Një nga premtimet e qeverisë Rama për këtë vit janë 3 stadiume të reja. Brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkroi Rama.

Ora 12:07
Rama nga mbledhja me ministrat: 984 laboratorë për revolucionin dixhital brenda vitit 2024

984 laboratorë ‘smart’ të ndërtohen brenda vitit 2024 është objektivi i qeverisë për atë që e quan revolucioni dixhital. Kryeministri Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga mbledhja me ministrat në Vilën 31 se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, shkruan Rama.

Ora 10:32
Rama i përgjigjet kritikëve: Thonë ka vdekur bujqësia, por në vitin 2022 u arrit objektivi për gjysmë milliard eksporte bujqësore

1672509699_edirama.jpg

Në vitin 2022 është arritur objektivi për gjysmë milliard dollar eksporte bujqësore. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku iu përgjigj kritikëve që thonë ka vdekur bujqësia.

“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD;

… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, shkroi Rama.