Mbledhja Qeveri-Kosovë, Berisha: Marrëveshja që prisnin shqiptarët sot ishte 'dyshtetësia', e miratoj kur të vij në pushtet! Alibeaj po i shërben Ramës për 'investimet strategjike'

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha marrëveshja që të gjithë shqiptarët presin që të firmosej sot në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë duhet të ishte një marrëveshje që i njihte të drejtën shqiptarëve që të marrin shtetësinë që duan nga secili vend, ose të dyja shtetësitë. Berisha premtoi se do ta bëjë këtë marrëveshje sapo të vijë në pushtet, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama që ka mohuar gjenocidin serb në Kosovës.

“Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë.  T’i mohosh këto është njolloj siç të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre.  Kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare.  Unë mund të kem shumë problem të tjera për të shtruar sot para jush në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë por zgjodha vetëm. Dyshtetësinë apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Përveç njohjes së gjenocidit dhe heqjes së taksës për rrugën e kombit, kjo do të jetë marrëveshja e parë e qeverisë time”, tha Berisha.

Sa i përket rritjes së çmimit të naftës, Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se është përfituesi kryesor i kësaj situate.

“Kreu i kësaj drame në vend që tu flasë shqiptarëve për çmimin e naftës u flet shqiptarëve se si të largojë çdo lloj përgjegjësie apo interesi me atë bordin e tij. Kërto janë çmime të shushunjave, jo çmime tregu. U asgjësuan institucionet e tjera ligjore. Tani ato janë të paralizuara sepse Edi Rama dhe klientët e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve”, tha ish-Kryeministi.

Sa i përket punës së komisioneve parlamentare të reformës zgjedhore dhe reformës territoriale, Berisha tha se është akt i shëmtuar i ‘Alibashës’ siç e quajti ai Alibeajn. Ndërsa për komisionin për Investimet strategjike Berisha tha se ka 'thashetheme' që Alibeaj po i shërben Ramës. 

“PD e denoncon, akti i shëmtuar i ‘Alibashës’ që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj për këto reforma. Për Komisionin për Investimet strategjike nuk kam asgjë kundër por ‘thashethemet’ janë shumë shqetësuese, do t’i ndjekim. Ka të dhëna që qëllimi është i kundërt me atë që paraqitet. Në rast se do mbulohet për të mbuluar Portin e Durrësit apo Butrintin sigurisht që ne do të reagojmë fuqishëm në kohë”, tha Berisha, edhe pse tha që ato janë të domosdoshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Berisha mbështet Metën për çështjen e Butrintit: Nuk jam dakord me bordin e ngritur

1655724069_WhatsAppImage20220620at1.19.34PM1.jpeg

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se mbështet presidentin Ilir Meta për çështjen e Butrintit pasi ka kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend.

"Plotësisht. A e pe votimin ti? Si votuan Ali Basha me Bardhin? Çështja e Butrintit është shumë e madhe, jo të Shqipërisë por të Evropës. E kam thënë dhe e them prap, Rama përpiqet të mbrohet me fondin shqiptaro amerikan. Nuk akuzoj fondin për korrupsion, por nuk jam dakord që ka bërë vetë studimin, ka përfshirë avokatin që ka bërë kontratën, e ka përfshirë në bord. Nuk jam dakord me bordin që ka ngritur sepse Ministrja e Kulturës që vetëm me kulturën nuk ka asgjë të përbashkët, ka pranuar që Ministria e Kulturës të jetë për 2 vite dhe më pas të jetë Margariti. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë një gjë e tillë. I bëj thirrje bordit të mblidhet dhe ta shohë edhe njëherë këtë problem që nuk mund të mbyllet. Është pasuri përrallore e shqiptarëve", tha Berisha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Sot do të merrni vendime të rëndësishme, por marrëdhëna juaj nuk do të shkojë aq mirë, ja çfarë thonë yjet për ju

Sot do të merrni vendime të rëndësishme, por marrëdhëna juaj nuk do të shkojë aq mirë, ja çfarë thonë yjet për ju