Lëvizja e Salianjit, deputetja Koti në Report Tv: Të bëjë çmos për bashkimin e PD-së! Demalia: Po përdoret nga Berisha

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka nisur një lëvizje për shkarkimin e kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt e deri më tani ka mbledhur 14 firma. Për këtë lëvizje, Salianji ka mbështetjen e plotë nga grupi i Sali Berishës, ndërsa deputetja Sorina Koti tha në Report Tv se Salianji ka të drejtën e tij morale për të kandidat dhe sipas saj është e rëndësishme që të bëjë çmos për bashkimin.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koti komentoi edhe përjashtimet e katër deputetëve nga Alibeaj, vendim për të cilin thotë se është plotësisht i gabuar.

“Jemi para fushatës, rëndësia do ishte më shumë drejt bashkive dhe fitores sesa sherreve tona të brendshme, Salinaji ka të drejtën morale për të kërkuar mbështetjen e kolegëve për të dhënë një mesazh bashkimi, që na ka munguar kësaj kohe. Nuk e di sa mund të realizohet, por në tentativë e sipër Salinaji ka qenë në lëvizje në këto dy javë. Lidhur me shkarkimin kanë qenë kundra që vjet. Nuk është në dinjitetin e PD-së të përjashtojë qoftë edhe një anëtar dhe jo më deputetë”, tha Koti.  

Koti tha se Salianjin nuk e penalizon dot nga kandidimi çështja gjyqësore që ai ka të hapur lidhur më dosjen ‘Babale’. Por, për analistin Ilir Demalia ai s’duhet të kandidojë derisa të ketë një vendim të formës së prerë. Sipas Demalias, Salianji po përdoret nga Sali Berisha.

“Kjo është një nismë e tij që për momentin nuk e penalizon se s’ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Në pozicionin e nënkryetarit ai e ka të drejtën për ta kërkuar këtë gjë”, tha Koti.

“Ai ka një proces dhe unë mendoj në të gjithë botën, nuk mund të jetë një njeri që të kandidojë në një kohë që ka një proces gjyqësor. Është kjo siç është sistemi gjyqësor, siç janë partitë politike. Nga ana tjetër, ç’të drejtë morale ka ai, si mund të jetë i besueshëm, apo se e përdor Berisha, apo se do të përfitojë nga ky moment. Ky Salianji është nga ata që mori edhe shkopin e bejsbollit për të luftuar këta të foltores. Nëse ju nuk do të keni një marrëdhënie në raport me të vërteten, ju do degradoni edhe më keq. Akoma nuk e keni arritur fundin. PD është në një gjendje katastrofë”, u shpreh Demalia.

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak