Mbledhja shtyhet me mbi 1 orë
gazetarët braktisin Komisionin
Shtyrja për të disatën herë e komisionit parlamentar të Ligjeve me një vonesë prej më shumë se një orë e gjysmë, ka bërë që gazetarët e televizioneve e gazetave që ndjekin zhvillimet në Kuvend të braktisin mbledhjen.
TIRANE - Shtyrja për të disatën herë e komisionit parlamentar të Ligjeve me një vonesë prej më shumë se një orë e gjysmë, ka bërë që gazetarët e televizioneve e gazetave që ndjekin zhvillimet në Kuvend të braktisin mbledhjen.
Gazetarët dhe kameramanët që kishin zënë vendet në sallën ku në orën 10:00 pritej të niste mbledhje e Komisionit të Ligjeve, janë njoftuar për shtyrjen e mbledhjes për të disatë herë, vonesë e cila i ka bërë të marrin një vendim unanim: braktisjen.
Sipas gazetarëve, ky nuk është rasti i parë që Komisioni parlamentar i Ligjeve i nis mbledhjet e ditës me vonesa mbi 30 minuta, por shtyrja e sotme kaloi limitet.
Ndërsa është vetë Kuvendi i cili nuk respekton oraret, një rast i paprecedentë u shënua 1 javë më parë kur kreu i Komisionit të Ekonomisë
Erjon Braçe nuk pranoi në mbledhje gazetarin e Top-Channel Klodian Tomorri për shkak të një vonese, edhe pse në fakt, mbledhja e komisionit kishte nisur vetë me 4 minuta vonesë.
Komisioni pritej të niste këtë paradite në orën 10:00 dhe kishte të parashikuar në rend të ditës 4 pika kryesore:1- Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 4 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.
2- Projektligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
3- Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”,
4- Projektligj “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndojë problemet
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13