Rrumbullaku mbledhje disa orë për sulmin në Top Channel! Gjenden prova të vlefshme, do të analizohen për profile ADN-je
Shenjat e plumbave në godinën e Top Channel
Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Top Channel po vijojnë, ndërsa janë mbledhur prova të rëndësishme në lidhje me situatën e paprecedentë.
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamed Rrumbullaku zhvilloi një mbledhje me strukturat ku u analizuan të gjitha provat nga vendi i ngjarjes si dhe nga mjeti i lënë pas nga autorët, i cili ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku i është nënshtruar disa kontrolleve të imtësishme nga ekspertët.
Burimet thonë se janë gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Medias.
Ka persona të shumtë të shoqëruar si të dyshuar, që janë mbajtur në drejtoritë vendore e më pas janë përcjellë në policinë e Tiranës, ku i është bërë një ekzaminim për faktorë plotësues në duar për të parë nëse kanë qëlluar me armë zjarri.
Një pikë tjetër ku po fokusohen hetimet janë pamjet e kamerave të sigurisë dhe itinerari që kanë ndjekur autorët deri në “Përroin e Agait” ku braktisën mjetin dhe i vunë flakën dhe në brendësi lanë dy kallashnikovët, të cilët po ashtu po ekzaminohen nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale apo jo./TCH
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.6%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Tiranë, arrestohet taksisti, akuzohet se i mori me dhunë klientit një shumë parash dhe 2 telefona
22 Dhjetor, 10:35
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor, 20:50
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor, 19:41
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Të çash trafikun në Tiranë, 'mision i pamundur'! 'Paralizohen' rrugët, radhë të gjata mjetesh edhe në autostradën Thumanë -Kashar (VIDEO)
20 Dhjetor, 17:32
-
U zbulua në Rinas, ilaçi për ftohje a po trafikohet për të përzierë drogën?
20 Dhjetor, 17:25
-
Goditën me sende të forta 34 vjeçarin, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
20 Dhjetor, 15:38
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
Po të ishte Top kanali i dikurshën kur ishte opozitare e qeverisë Berisha, do mendoja që ky akt sulmi me kallashnikov do ishte një sulm terrorist, apo mafioz kundër fjalës së lirë. Por Top kanal ka rreth një dekadë tashmë që shpërdoron fjalën e lirë dhe është thjesht një megafon propagande! Dikur kur qe Ben Blushi drejtor, ishte dhe një emision gjobvënës ndaj bizneseve me anë të dokumentarëve që jepeshin në Top story. Emisioni më i shikuar aktualisht te Topi është Big Brother Vip. Një spektakël televiziv me skenar (eksperiment social) ku banorët gjasme vipa nxiten nga produksioni të krijojmë situata koti nga hiçi duke u konfrontuar, ofenduar, sharë e kërcënuar me njëri tjetrin, me qëllimin e rritjes së audiencës dhe kështu përfitimit përmes reklamave super të shtrenjta gjatë transmetimit të showt, dhe sponsorave të ndryshëm. Është një program jo edukues, ku promovohet bullizmi, dhe ka një sforcim artificial dhe amplifikim të emocioneve të banorëve për përfitim shikueshmërie. Përveç kësaj, produksioni hapur fare mban anë dhe nuk është transparent dhe asnjëanës në masat ndëshkimore të marra kur thyhen rregullat nga banorët, dhe është jo transparent në votat që jep publiku me sms për eliminimin e banorëve "vip" nga shtëpia! Psh, Luizi me 600-700 mijë ndjekës në instagram e me mijëra fansa të tjerë më shumë se Olta Gixhari, nuk artiti të shpëtojë dot Kiarën (të dashurën) nga nominimi. Pra, nuk mjaftuan votat e fansave të të tij dhe Kiarës. Si ka mundësi? Olta ka më pak pëlqyeshmëri në publik, në çdo sondazh apo rrjet social. Luizi futet në tualet me Maestron dhe me Kristin, dhe të tre çohen në nominim. Luizi futet në hale me Oltën dhe nuk ndodh asgjë. Si ka mundësi? Një pyetje ka rëndësi: Ku punon e ëma e Oltës dhe ç'lidhje ka me Lori Hoxhën? Përveç gjithë këtyre më sipër, sidoqoftë, edhe pse Luizi është më i preferuari nga banorët e tjerë, ai nuk përfaqëson ndonjë vlerë të veçantë. Gjatë qëndrimit të tij deri më sot ai ka treguar që është një bullizues,një ofendues e kërcënues burrash e grash pa dallim në atë shtëpi, madje edhe dhunues ku e vërtetoi me Kiarën te situata e lavamanit. Do të fitojë me çdo kusht. Top kanali ka bërë një kontratë të fshehtë me Luizin për menaxhinin e imazhit të tij në çdo aspekt, edhe të zërit të tij, instagramit të tij, etj rrjete sociale, kontratë që ka vlerën 100 mijë €. Topi nga kjo kontratë fiton shumëfish më shumë, dhe Luizit i jep vetëm 100mijë €. Vetëm nga Golden Eagle që donte Luizin si imazh Topi do fitonte 200mijë €. Kjo kontratë me Ejllin, sidoqoftë nuk duhej të firmosej ndërkohë që Luizi është akoma brenda në lojë në BBVip, sepse kështu loja del e trukuar dhe Luizi ka avantazh sepse është i sigurtë edhe nëse nuk fiton në finale. Pastaj, sa kohë ai është në lojë në shtëpi, Topi që menaxhon spektaklin Bbvip nuk duhet të nënshkruajë kontratë imazhi me asnjë banor akoma në lojë gjatë lojës sepse është konflikt interesi. Pra, duke pasur kontratën Topi është e detyruar të kurojë imazhin e Luizit brenda shtëpisë e ta lejojë që ai të dalë i larë nga çdo situatë sado e pafavorshme për të, sepse prishja e imazhit të Luizit dëmton kontratën e Topit, e si rrjedhim fitimet e saj. Besoj tani është e qartë që Top channel nuk është media e fjalës së lirë, por vetëm TV propagande, shantazhi, manipulimi publik, dhe përfitimit të paligjshëm në konflikt interesi.
PërgjigjuSabiani mbasi nuk e lan brenda
PërgjigjuTa kete bere Sali Tritoli me 007 Meten?
PërgjigjuOre, po mendoja si puna e budallait dhe mbase keto mendime ju hyjne ne pune... Ben vaki te jete ndonje dore " Historia e Lorencit & Kejsit" ? Mos e perjashtoni si mundesi.
PërgjigjuAvash ore aman. Mos e zgjidhni brenda dites se do cudisni
PërgjigjuDo jete ndonje gjobe
Përgjigju