Të shtëna me armë në drejtim rë godinës së Top Channel më  Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar  kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisjt të plagosura rojen e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Ende nuk dihen gjeneralitet.

Burime bëjnë me dije se po ounohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sherbimet e Policise kanë  ngritur pika kontrolli, po kontrollohet zona.

Një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve. 

"Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve", ka njoftuar policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 03:07
Të shtënat me armë te Top Channel, Report Tv siguron foton e mjetit të djegur të autorëve! Brenda kishte kallashin

1679879420_2CF19603A5F0462BB0CCB4569D054586.jpeg
Report Tv ka siguruar foton e mjetit të djegur të përdorur nga autorët qe qëlluan me arme në drejtim të televizionit Top Channel në Manzë. Si pasojë e të shtënave ka vdekur roja i televizonit, 60 vjeç. 
Mjeti tip Range Rover i shkrumbuar u gjet në Golem të Kavajës, në brendësi kishte një kallashnikov.

Ora 02:41
VIDEO/ 'Ça ishte kjo, kallash?!' Momenti kur Qetsori dhe Kristi tremben nga të shtënat drejt Top Channel

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç.

Momenti kur është qëlluar me kallashnikov drejt godinës së Top Channel është kapur nga transmetimi live i programit të Big Brother.

Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.