Mbledhje e komisioneve parlamentare online, Spahiu: Bëmë testin e parë, të kalojmë sa më shpejt aktet normative

TIRANË - Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po bëjnë prova për të mbajtur online mbledhjes në komisionet parlamentare. Në një komunikim me Skype për Report Tv, deputetja e komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu tha se është bërë testi i parë dhe pritet të mblidhet kryesia për të vendosur se cili program do të zgjidhet në përfundim. Më emergjentja për të kaluar në votim në Kuvend, është akti normativ për situatën e emergjencës së krijuar në Shqipëri nga koronavirusi dhe masat e marra nga qeveria, si ato për distancimin social, për mbështetjen ndaj bluzave të bardha, biznesit etj.

"Besojmë që thirrja është për këdo, për të gjithë njerëzit sidomos për moshat e moshuara që të mos lëvizin, për këdo që nuk kanë nevojë. Të dalin për arsye shumë të forta. Ne kemi qenë solidarë me njëri-tjetrin, e kemi treguar këtu. Situata është e vështirë dhe në çdo familje shqiptare ndjehet vështirësia e këtyre ditëve, por nuk duhet të harrojmë që jemi përballur me situata të këqija. Shpresoj shumë që duke zbatuar rregullat ne do t'ia dalim sepse kemi një angazhim të të gjithë forcave.Është marrë një vendim që mbledhjet të zhvillohen online sipas një programi dhe ne e kemi bërë një provë, por akoma nuk është mbledhur kryesia për të marrë vendimin për programin që do të zbatojmë. Ne kemi komunikuar me kolegët edhe në këtë lidhje që u realizua online, është një mënyrë e mirë për ta zhvilluar mbledhjen në këto kushte që jemi për të krijuar sa më pak mundësi kontakti. Të mundohemi që këto akte normative që janë më të rëndësishme të kalohen sa më shpejt", tha Spahiu.

Nje nga provat per mbledhjet online

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?