Mbledhje qeverie në çdo qark
Çupi-Ramës: Nise nga Dibra

Mbledhje qeverie në çdo qark<br />Çupi-Ramës: Nise nga Dibra
Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar duke komentuar nismën e kryeministrit Rama për të mbledhur qeverinë në cdo qark të vendit në mënyrë që kabineti të njihet me problemet e qytetarëve.
 
Çupi i kërkon Ramës që ta nisë nga Dibra për të parë gjendjen ku ndodhen qytetarët, ndërsa rruga e Arbrit tashmë duhet të kishte përfunduar sipas saj.
 
Rama te zbresë nga hëna e të shkojë ne Dibër.
 
Meqë kryeministri do na zhvillokërka mbledhje qeverie në cdo qytet le ta nisë nga Dibra.
 
Mbase atje do të mësojë se si e ka katandisur këtë vend katër vitet e fundit.
 
Mbase aty do të zbresë nga hëna e të shohë varfërinë që ka katandisur si mos më keq banorët e këtyre zonave të thella, jo shumë larg Tiranës.
 
Të tillë e bën rruga e panisur e Arbërit që duhet të kishte perfunduar tashmë
” thotë deputetja e PD.
 
Rama ka deklaruar se përpos mbledhjeve në cdo qark, cdo ministër do të qëndrojë nga një ditë për t’u njohur me problemet e zonës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt