Në një kohë kur dukej sikur Sali Berisha kishte marrë kontrollin e PD pasi një pjesë e mirë e deputetëve iu bashkuan në protestën e 7 korrikut, vjen një mbledhje surprizë e disa deputetëve demokratë që nuk kanë mbështetur nismat e tij.

Burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku bëjnë me dije se në mbledhjen e nisur në orën 18:00 morën pjesë rreth 23 deputetë, mes tyre edhe disa emra që dukej sikur po i bashkoheshin Berishës. Në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike. Ftesa për tu mbledhur ka ardhur nga dy deputetët, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha.Deputetët zhvilluan për disa orë diskutime informale sesi do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë. Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin duke thënë: “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike.” Së fundmi, Salianji i është bashkuar grupit të Berishës pasi ishte i pranishëm edhe në protestën e 7 korrikut. Burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se deputetët kanë kërkuar që Basha nuk duhet të shihet më si drejtues i Partisë Demokratike në të ardhmen, por vetëm si deputet. Besnikët e vetëm të Bashës duket se kanë qenë  ishin kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Deputetët e pranishëm në takim

  1. Kreshnik Collaku
  2. Gazment Bardhi
  3. Dhurata Cupi
  4. Helidon Bushati
  5. Andia Ulliri
  6. Ervin Salianji
  7. Bledjon Nallbati
  8. Arbi Agalliu
  9. Lefter Geshtenja
  10. Flamur Hoxha
  11. Eralda Bano
  12. Merita Bakiu
  13. Kastriot Piroli
  14. Ferdinand Xhaferraj
  15. Emilia Koliqi
  16. Seladin Jakupllari
  17. Zheni Gjergji
  18. Dashnor Sula
  19. Grida Duma

Kujtojmë se në krah të Berishës në protestën e 7 korrikut ishin një grup deputetësh nga të 'trija' PD-të, përfshirë besnikët, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi. Gjithashtu, në protestë u panë edhe "kritikët" Grida Duma e Ervin Salianji, por nuk munguan as nga "grupi i Alibeajt" si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Report Tv zbulon çfarë po ndodh në mbledhjen surprizë të deputetëve të PD! Salianji kërkon bashkimin: Duhet të bëjmë gjithçka që të ulemi të gjithë bashkë

1658255661_Screenshot3.jpg

Burime për Report Tv kanë zbuluar se cfarë po ndodh në mbledhjen surprizë që ka nisur prej 2 orësh mes deputetëve të PD. Mësohet se prej më shumë se dy orësh po bëhen diskutime informale sesi do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë.

Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin duke thënë: “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike.”

Së fundmi, Salianji i është bashkuar grupit të Berishës pasi ishte i pranishëm edhe në protestën e 7 korrikut.