Humbi jetën në masakrën e Velipojës, shqiptarët bëhen bashkë dhe mbledhin mbi 10 mijë $ brenda pak orësh për familjen e Musaen Zenelit

Humbi jetën në masakrën e Velipojës, shqiptarët bëhen bashkë dhe mbledhin mbi 10 mijë $ brenda pak orësh për familjen e Musaen Zenelit

Musaen Zeneli

TIRANË- Paratë nuk mund ta kthejnë atë në jetë, e megjithatë kjo iniciativë për të mbledhur para, do i vijë në ndihmë familjes së 20-vjeçarit, Musaen Zeneli, që përtej dhimbjes, të mos i bëhet barrë edhe vështirësia ekonomike. Me organizator Saimir Dashin, në faqen e njohur “GoFundMe” është aktivizuar një llogari, ku kushdo që ka dëshirë të japë kontributin për të ndihmuar nënën dhe vëllanë të të riut që humbi jetën padrejtësisht pas konfliktit me armë që pronari i hotelit i cili e mori në punë pati me ish-miqtë e tij për hapësirën e shezlongëve. Deri më tani janë mbledhur 10,397 dollarë, nga 15 mijë që është vendosur si maksimum.

“USA ALBANIAN SOCIETY e pikëlluar nga humbja e jetës së djaloshit 20 vjeçar në ditën e tij të parë në punë , përveç kontributit personal të secilit prej anëtarëve të organizatës, me anë të kësaj platforme i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve ta ndihmojmë familjen që la pas Musaeni djaloshi që zgjodhi punën , djersën për të mbajtur familjen mbi supet e tij ende te njoma. Këtij djali iu ndërprenë ëndrrat në mes, jeta pa e nisur, dhe gjithçka që ky hero i shembullit të mirë kishtë dëshirë të bënte në jetën e tij. Ne nuk mund ta kthejmë me Musaenin e drejtë ,dhe ëe ndershëm në jetë, por le të ndihmojmë sa do pak familjen e këtij djali”, shkruhet në faqen e njohur ndërkombëtare.

Musaen Zeneli u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit, mes lotëve dhe dhimbjeve që i la kujtdo që dëgjoi historinë e tij tragjike. Fatkeqësisht, dita e parë e punës, iu bë dita e fundit e jetës

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për disa metra territor plazh në Velipojë. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në sherrin që përfundoi me katër të vrarë.

Faqja në “GoFundME” për mbledhjen e parave për familjen Zeneli

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja