Ministrat e Jashtëm të G20 dhe Ministrat e Zhvillimit u takuan fizikisht të martën në Itali për herë të parë pas dy viteve.
Ky samit në Itali, e cila mban presidencën e G20 është fokusuar në tri çështje, njerëzit, planeti dhe prosperiteti.
Por, në rrethanat aktuale shumica e çështjeve do të shihen përmes prizmit të strategjive pandemike dhe globale.
“Pandemia e ka theksuar nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj urgjencave që i kalojnë kufijtë kombëtarë”, deklaroi në takim ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se ai do të hapte diskutimin në lidhje me mënyrën se si Kina dhe Rusia kishin ofruar vaksinat e tyre për të rritur influencën e tyre në disa vende.
" Kjo nuk ka të bëjë me arritjen e avantazheve gjeostrategjike afatshkurtra," tha ai para takimit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti rëndësinë e dërgimit të vaksinave në vendet e varfëra qën kanë vështirësi në sigurimin e tyre.
Ai tha se kriza shëndetësore kishte përkeqësuar pabarazinë ekonomike në të gjithë botën dhe G20 do të vazhdojë të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta të adresojnë "krizat e tyre të borxhit".
Italia, e cila tani e ka presidencën e përkohshme të Grupit G20, ka deklaruar se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Afrikës, me theks në zhvillimin e qëndrueshëm.
Shtetet anëtare të G20-ës përbëjnë mbi 80 për qind të prodhimit botëror, 75 për qind të tregtisë botërore dhe 60 për qind të popullsisë së planetit. Në Itali po marrin pjesë fizikisht në takim kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Japonisë dhe Indisë.
Ministrat e jashtëm të Kinës, Brazilit dhe Australisë vendosën që në takim të marrin pjesë në mënyrë virtuale, ndërsa Rusia e Koreja Jugore dërguan zëvendësministra.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
57.5%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 4808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nata e dytë e Sanremos plot emocione, shpallen 5 finalistë
13 Shkurt, 11:46
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24
-
Pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar (EMRI)
12 Shkurt, 13:23
-
Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me vlerë 25 milionë euro, pakot me logon e KF Tiranës! Në pranga shqiptarët vëlla e motër (VIDEO)
12 Shkurt, 12:48
-
Shqiptarja Mirela Kuka në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
11 Shkurt, 17:27
-
Media: Meloni po përgatit dekret të ri, të transferohen emigrantët e parregullt! Burime nga qeveria shqiptare: E pamundur, marrëveshja me Italinë s'ndryshon
10 Shkurt, 10:07
-
VIDEO/ Skenë si në filma, shqiptari merr para me 'BMW' luksoze 2 oficerët e policisë në Itali! Rrëfehet shoferi hero i urbanit
9 Shkurt, 16:17
-
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
9 Shkurt, 14:53
-
Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit e tradhtoi, 28-vjeçari shqiptar kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në dorezën dhe sediljen e makinës
8 Shkurt, 15:08
-
VIDEOLAJM/ Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë
8 Shkurt, 14:19
-
Itali/ Antimafia arrestoi 39 persona, zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 25 mln euro, trafik dhe në San Marino (VIDEO)
8 Shkurt, 13:15
-
Itali/ Ishte kthyer në makthin e grabitjeve, ‘skifteri’ shqiptar ngre në ajër dy patrulla gjatë ndjekjes, plagosen 4 policë! I gjendet pistoletë, 2 shokët arratisen (EMRI)
8 Shkurt, 12:25