Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve shqiptarë

Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve shqiptarë

Ushtarë të KFOR-it në Zveçan

Përfundoi mbledhja e nënshkrimeve që do t'i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kososvës. Peticioni me nënshkrimet është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska.

Në katër komunat në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve që do t'i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë. Në prill të vitit të kaluar serbët e atjeshëm bojkotuan zgjedhjet lokale, por me një pjesëmarrje minimale të komuniteteve tjera në zgjedhje u zgjodhën kryetarët shqiptarë në katër komuna; Veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryesuesit serbë të grupeve inicuese të mbledhjes së nënshkrimeve, thanë se janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme që do ta mundësonin më pas mbajtjen e një referendumi të nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila në prill të vitit të shkuar pati bojkotuar zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga të gjitha institucionet e Kosovës.  

Peticionet duhet t'i dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues. Këto shifra përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna, e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ të qeverisë së Kosovës i miratuar muaj më parë me kërkesë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që në këto komuna të organizohen zgjedhje të reja.

Peticionet me nënshkrime të votuesve të regjistruar duhet t'u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale, të cilët kanë tri ditë kohë për t'ia përcjellë ato Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre. Hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Szunyog: Me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Krei i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e mirëpriti vendimin e serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. "Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, mbetet e rëndësishme”, shkroi Szunyog, në platformën X.

Me 3 qershor të vitit 2023, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kërkuan Kosovës që sa më shpejt të organizojë zgjedhje në veri, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje. "Ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor të vitit 2023.

Kjo qartë përfshin, se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, pati thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj me shoqërimin e policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që eskaluan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it.

Serbët nuk i pranojnë kryetarët  shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Përderisa nuk ndodh kjo, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin