Forcimi i bashkëpunimit mes forcave të rendit në Europën Juglindore mblodhi sot në Tiranë, Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore.
Ky takim zhvillohet në vendin tonë, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare ka presidencën e radhës. Gjatë këtij takimi u diskutuan problematikat dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet rajoni jonë e më gjerë, si lufta kundër flukseve migratore të paligjshme nga vendet e përfshira në konflikte të armatosura dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Takimi zhvillohet me kontributin e projektit Ilecu dhe me kontributin e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, ADC. Qëllimi i krijimit të shoqatës është shkëmbimi i eksperiencave të përbashkëta, forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër fenomeneve kriminale, që përfshijnë rajonin tonë e më gjerë.
Haki Çako në fjalën e tij, theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për të krijuar një rrjet të fortë policor në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë. “Rritja e bashkëpunimit mes vendeve tona është thelbësor për të kapërcyer sfidat e reja që paraqiten në drejtim të forcimit të rendit dhe sigurisë”, tha ai.
“Lufta ndaj krimit të organizuar. Lufta ndaj trafikimeve të paligjshme të qenieve njerëzore, por edhe lëndëve narkotike, si dhe lufta ndaj terrorizmit, që ka marrë dhe matrica fetare janë tre nga problematikat kryesore, me të cilat po përballemi çdo ditë dhe bashkëpunimi në këtë drejtim është i domosdoshëm”,-vijoi Çako, i cili rreshtoi dhe disa nga masat e marra nga Shqipëria për të luftuar këtë fenomen, duke kujtuar dhe ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku ndalohen qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen konflikteve të armatosura të vendeve të tjera.
Zv/Ministri i Brendshëm, Ilirjan Musafaraj, në fjalën e tij përshëndetëse, u shpreh se qeveria shqiptare ka në vëmendje të saj rendin dhe sigurinë dhe punon që forcimin e kësaj të fundit ta bëjë edhe në bashkëpunim me fqinjët dhe më gjerë.
“Krimi i organizuar, trafikimet dhe terrorizmi nuk njohin kufi. Bashkëpunimi në këtë drejtim është mjaft i rëndësishëm për qytetarët e vendeve tona. Qeveria shqiptare është gjithnjë e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të gjetur ura të reja ku mund të shtrihet bashkëpunimi ynë”, nënvizoi ai.
Më tej, gjatë asamblesë, ekspertë të huaj dhe vendas vijuan të pasqyronin eksperiencat e tyre më të mira në këtë drejtim dhe gjithashtu u diskutuan dhe pikat më të rëndësishme të bashkëpunimit.
Në këtë aktivitet marrin pjesë Drejtues të Lartë të Policive të Rajonit e më gjere, po ashtu janë ftuar për të marrë pjesë dhe oficerët ndërlidhës policor të atashuar në vendin tonë, si dhe Drejtuesi i ICITAP, Drejtuesi i PAMECA IV, si dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë OSCE.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com